Irina Shayk zbulon sekretin e trupit perfekt dhe jep disa këshilla!
Pasi realizoi foton për kopertinën e revistës Viva, Irina Shayk ka rrëfyer sekretin e trupit të saj duke dhënë kështu edhe disa këshilla.
Bukuroshja ruse e cila ka qëndruar për pesë vite në krahët e Cristiano Ronaldos thotë:’Duhet që ta duash trupin tënd, ta respektosh dhe ta trajtosh mire. Më pëlqen të konsumoj gjithcka dhe më pas ta djersis në palestër. Stërvitem cdo ditë, dhe shmang ushtrimet që e bëjnë trupin muskuloz. Fokusohem më së shumti tek vrapi, boksi, dhe çiklizmi.’
Ëndrra në sirtar e Irina Shayk përsa i përketë kinematografisë ishte roli i një spiune ruse, ndërsa ajo sugjeron balancën në jetë duke shtuar:’Jam dakord me faktin që një njeri duhet të punojë shumë, por kjo nuk do të thotë që të harrojë të jetoje. Balanca mes punës dhe argëtimit është gjëja më e mire.’/E.B

Add new comment