Individët, sot më pak kredi se një vit më parë

Individët po financohen më pak me kredi nga bankat gjatë fillimit të këtij duke pasqyruar uljen e kërkesës nga njëra anë, por edhe shtrëngimin e kushteve të bankave nga ana tjetër. Të dhënat e Shoqatës së Bankave raportojnë se totali i kredisë për individë në fund të tre mujorit të parë të këtij viti ishte rreth 1.4 për qind më i vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke zbritur nga 144 miliardë lekë në 142 miliardë lekë.
Individët duket se po shlyejnë kreditë që kanë marrë në periudhat e kaluara dhe nuk po marrin të tjera. Një shpjegim tjetër i këtyre treguesve është edhe ecuria e kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme, e cila ka një rritje tejet minimale prej vetëm 200 milionë lekë gjatë këtij tre mujori krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar. Kredia për pasuri të paluajtshme ka qenë ajo me rritjen më të madhe gjatë viteve të fundit. Rënia më e madhe e kreditimit për individët vërehet tek financimi i blerjes së mallrave të paqëndrueshme.
Re.Pu.
Add new comment