Iker Casillas dhe e dashura e tij, Sara Carbonero presin një fëmijë!
Iker Casillas dhe e dashura e tij, Sara Carbonero, janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Sipas mediave spanjolle, të dy, portieri i Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, dhe gazetarja e rrjetit televiziv,Telecinco kanë rrëfyer “shumë të lumtur” lajmin para se të nisnin pushimet sëbashku.
Carbonero është tashmë javën e 13-të, por çifti ka vendosur të presë para se të bëjë publik lajmin. Casillas i vogël pritet të lindë në fund të këtij viti.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur disa vite më parë, por u bë publike dhe e famshme në të gjithë botën, në kohën kur portieri i rrëmbeu asaj një puthje “live” në televizion, në kohën që Carbonero po e intervistonte pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës, Afrika e Jugut 2010.
Add new comment