Identifikohen “kosovarët” që vranë sarandiotin; tre në pranga e tre në kërkim nga Kruja e Laçi

Postuar në 14 Korrik, 2015 14:59

“Kosovarët” e përfolur si autorë të vrasjes së 32 vjeçarit Edmond Theodhori (Mehmeti) në Sarandë, janë një grup të rinjsh nga Laçi e Kruja. Ishin me pushime në qytetin jugor por instikti i zgjidhjes fatale të një sherri të çastit, fitoi mbi qëllimin e vajtjes në bregdet. Policia ka vënë në pranga 3 të rinj, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë: Ledi Hysa, 25-vjeç, banues në Laç;  Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë; Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet ka rezultuar se rreth orës 00:10 të 9 korrikut, viktima éshtë konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, Gani Hysa, dhe Keivi Hysa, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Këta të fundit kanë vënë në dijeni edhe shtetasit Elion Hysa dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar), dhe kanë kërkuar të gjithë sëbashku nëpër qytet, qartazi për ta ekzekutuar. Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Veç të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe:

Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, të tre nga Gjormi i Krujës.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.