Halimi flet për ndryshime kushtetuese, gjë që ka të bëjë me reformën në drejtësi: Nuk luftohet korrupsioni në drejtësi me thirrje jakobine

Ndryshime Kushtetuese për hir të reformës në drejtësi. “PD do dalë me paketë të plotë të amendimeve Kushtetuese që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese në Këshillin e Lartë të Drejtësisë me qëllim që ky Këshill të jetë më eficent dhe i pavarur nga politika, me qëllimin që çështjen e procedimit disiplinor të mos e ketë vetëm ministri i drejtësisë, me alternativën kushtetuese që ministri i Drejtësisë dhe Presidenti i Republikës të mos jetë pjesë e këshillit të lartë të drejtësisë gjatë emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve”. Kështu është shprehur Eduard Halimi, nënkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi.
Në një prononcim për “News24” Halimi, thotë se është menduar një platformë dhe për rritjen e llogaridhënies së Gjykatës së Lartë. “Kemi një platformë që do e adresojmë në ditët në vijim që ka të bëjë me rritjen e llogaridhënies së kësaj gjykate. Për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë duhet të implimentojmë instrumente kushtetuese që të japin llogari në punën e tyre në luftën ndaj krimit edhe korrupsionit. Nuk luftohet korrupsioni në drejtësi me thirrje jakobine. Serioze është kur bën një draft kushtetues, dhe thua se unë do largoj gjyqtarët e korruptuar dhe kjo bëhet përmes skanimit të punës së tyre”, sqaron Halimi.
Ekspertët e djathtë, iu bashkuan punës pasditen e së enjtes. Synimi është që e gjithë puna të përfundojë në vjeshtë, ndërsa pas për hir të reformës në drejtësi ligji themeltar i shtetit do të ndryshojë.
Add new comment