Gropa në tatime dhe dogana sugjeron vazhdimin e dobësisë në planifikimin e buxhetit dhe administrimin e taksave. Rritja vjetore e borxhit 13.7 për qind

Gropa në tatime dhe dogana do të jetë me efekt edhe në periudhën e mbetur të vitit. Një raport i Komisionit Europian për tremujorin e dytë të vendeve kandidate për anëtarësim vëren se rënia e të ardhurave në periudhën e parë të vitit, do të jetë me pasoja edhe për periudhën në vazhdim, ku ekonomia do të performojë dobët.
“Performanca buxhetore ishte e ndryshme në 5 muajt e parë të vitit. Të ardhurat nga taksat ishin 7.5 për qind më pak se plani, në pjesën më të madhe të kategorive që ishin në plan, përveç tatim-fitimit.. Infalicioni më I ulët sesa pritej dhe prodhimi I naftës dëmtuan të ardhurat. Natyra e gjerë e rënies së të ardhurave sugjeron vazhdimin e dobësisë në planifikimin e buxheit dhe administrimin e taksave. Të ardhurat në total kishin një ecuri të mirë dhe ishin poshtë planit vetëm me 4.2 për qind si rrjedhojë e të ardhurave nga shitja e licencave 4G. Rënia e të ardhurave u neutralizua nga shpenzimet që ishin 8.2 përqind më pak se plani. Pas një rritje me 13.7 për qind bazë vjetore, borxhi public qëndroi në 70.7 për qind të PBB-së në tremujorin e parë)pa detyrimet e prapambetura të qeverisë)”
Sinjale jo të mira vijnë edhe nga sektori bankar që vazhdon politika konservatore të shtrenjtimit të kredive. “Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit bankar u ul në tremujorin e parë në 15.8 për qind nga 16.8 për qind që u regjistrua në në tremujorin e mëparshëm, ndërsa interesat e kredive u rritën në 8.6 për qind nga 8.1 për qind”-thuhet në raport
l.m
Add new comment