Greqia drejt qeverisë pro-euro, por surprizat nuk përjashtohen

Postuar në 17 Qershor, 2012 16:10

Katastrofa për Athinën dhe për Europën duket më e largët. Mbrëmja pas votimeve më të rëndësishme në historinë e afërt greke nisi me një "rrotë më rrotë" dramatike mes së majtës dhe së djathtës, por exit poll-et, projeksionet dhe rezultatet e para zyrtare flasin për një fitore të konservatorëve pro-euro të Demokracisë së Re. Formacioni politik i Antonis Samaras që tashmë ka folur publikisht për fitore "jo vetëm për grekët por për gjithë Europën", po shkon drejt numrit 127 të vendeve të Parlamentin e ri. Nëse bashkohen me 32 vendet e fituara nga socialistët e Pasok, mund të krijojnë të dy një koalicion të forcave që duan të mbajnë në fuqi 'Memorandumin' me disa shtesa zbutëse.

Por surprizat nuk përjashtohen. Pasoku u duk sikur do prishte festën kur lideri i socialistëve Evangjelos Venizelos, - sapo u kuptua kahu i votimit, - deklaroi se ishte gati për një "qeveri bashkë-përgjegjësish" së cilës t'i bashkoheshin edhe  radikalët e Syriza-s së Alexis Tsipras. Por ky i fundit u përgjigj menjëherë që ishte i painteresuar. Analistët grekë e interpretojnë lëvizjen e Venizelosit si një taktikë për të marë poste ministrore me peshë në tryezën e negociatave me Samaras-in (në foto me gruan). A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.