Gjinushi konfirmon ardhjen e Dritan Priftit në PSD. “Rama na zhgënjeu, do bëjmë një koalicion më vete për zgjedhjet lokale”

Postuar në 30 Mars, 2015 03:49

Pas Paskal Milos, edhe Skënder Gjinushi shprehet i pakënaqur nga moszbatimi i marrëveshjes së vitit 2013 me PS-në dhe deklaron daljen me një koalicion të ri në zgjedhjet e 21 qershorit.

Gjinushi ka thënë në një intervistë për Panoramën sot se Rama nuk ka zbatuar asnjë pikë të marrëveshjes së bërë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershor 2013. “Kjo është një inkorrektesë politike pasi ne kemi qenë në krah të PS edhe në 2005 kur kaloi në opozitë dhe nuk bëmë koalicion me Berishën megjithëse kishim 7 deputetë në atë kohë”, ka thënë Gjinushi.

Nga ana tjetër, ai ka konfirmuar afrimin e ish deputetit Dritan Prifti pranë PSD-së, si një inciative personale e vetë Priftit, duke e quajtur këtë “një vlerë e shtuar” për partinë e tij.

a.k

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>o këno,</p><p>që rama është kokrra e legenit dhe të përçit kalin pasi ka kaluar lumin,kjo nuk do as mënd e as kalem,por që ti të marrësh në krah hajdut priftin!?</p><p>dhe kjo është një ndyrësi!!po si&nbsp; mor këno afrimin e hajdutit e quan VLERË TË SHTUAR??</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.