Gjergj Bojaxhi & co. pranë ngritjes së flamurit shqiptar në majën Everest, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Postuar në 16 Maj, 2012 10:49

Shoqata Dajti Alpino-Turistik njoftonte sot se një ekip alpinistësh i saj, pjesë e të cilit është edhe Gjergj Bojaxhi, po bën përgatitjet e fundit për t’u ngjitur në majën Everest (8.848 m), më të lartën në botë.

Ekipi i alpinistëve ka qënë stacionuar dy herë në Kampin Bazë të Përparuar, në lartësinë 6.400 metra. Prej këtu ekipi i është nënshtruar në të dy herët procesit të aklimatizimit.

Herën e parë ekipi është ngjitur deri në lartësinë 6.800 metra dhe jo më lart për arësye të kushteve të motit të papërshtatshëm.

Herën e dytë ekipi i është nënshtruar përsëri procesit të aklimatizimit duke u ngjitur deri në lartësinë 7.400 m, me fjetje në një kamp të ngritur më sipër, në Kampin 1 (7.100 m). Ekipi nuk ka mundur të ngjitet më lart përsëri për arësye të motit të papërshtatshëm.

Prej katër ditësh ekipi ndodhet në Kampin Bazë, në lartësinë 5.000 m, për të ushqyer organizmin me më shumë oksigjen. Zhvillimi i elementëve atmosferikë në lartësitë e malit Everest do e detyrojë  ekipin që të qëndrojë i stacionuar në këtë kamp deri më datën 19 (sipas parashikimit të motit).

Më datën 20 parashikohet që ekipi të niset për të sulmuar majën. Në rrugën drejt majës ekipi do të kalojë nëpër këto kampe:

Kampi i ndërmjetëm 5.700 m

Kampi Bazë i Sipërm 6.400 m

Kampi 1: 7100 m 

Kampi 2: 7700 m 

Kampi 3: 8300 m. Prej këtu do të bëhet sulmi për në majë, gjë që parashikohet të ndodhë më datën 26 ose 27 Maj.

Ekipi beson se deri në lartësinë 7.700 apo 7.900  metra të gjithë do të munden të ngjiten. Ngjitja në lartësi më të madhe dhe arritja në majën e Everestit do të jenë sfida finale rezultatin e së cilës mund ta mësojmë brënda datës 29 Maj.

Këtë vit parashikohet të tentohet ngjitja e majës Everest nga rreth 160 alpinistë të mbledhur nga disa shtete të botës. Ekipi i drejtuar nga Bojaxhiu u nis më datën 2 Prill për ne Kathmandu (Nepal).  Ai i siguroi fondet e nevojshme përk këtë përpjekje nëpërmjet sponsorizuesve si Vodafone Albania, Reiffaisen Bank, MTKRS, TVSh, Autoriteti Portual Durrës, Fondacioni Besa, ANTA, SIGAL, THT Austri, si dhe ndihma të tjera të dhëna nga CONAD, HAKO, Ministria e Shendetësisë.

Re.Pu

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Ju lumte ! Ju pritte e mbara! Shyqyr qe do kemi dhe lajme &#39;ndryshe&#39;; megjithese, nuk e fsheh dot, Berisha do e perdori Bojaxhiu-n duke u mburrur &quot; Partia demokratike e ngriti flamurin e kombit shqiptar dhe ne maje te Everestit&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.