Gjeneral Lleshi: Gati qendra koordinuese për luftën ndaj terrorizmit

Postuar në 21 Janar, 2015 00:20

Ngjarjet e fundit që kanë lidhje me terrorizmin kanë angazhuar edhe Shqipërinë të marri masa të reja në luftë kundër tij. Ndërkohë qeveria shqiptare do të krijojë një qendër koordinuese me synim forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese ne lufte kundër terrorizmit. I ftuar nga gazetari Arsen Hoxha tek emisionin “30 minuta” në Vizion Plus, Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, gjeneral Sander Lleshi, tha se një strukturë e tille do ta bënte me efeciente këtë beteje. Këshilltari i kryeministrit kërkoi sensibilizimin e te gjitha strukturave ligjzbatuese për të qenë të qarte ne identifikimin dhe emërtimin si akte terroriste, të të gjitha atyre ngjarjeve që shfaqin plotësisht elementet e kësaj vepre penale. Pjese e masave parandaluese sipas gjeneral Lleshit do të jetë edhe trajnimi i strukturave shtetërore te angazhuara në luftën kundër terrorizmit.

 

l.v

 

http://vizionplus.al/gati-qendra-koordinuese-per-luften-ndaj-terrorizmit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.