Gjana i Legalitetit: Hapja e dosjeve çështje thelbësore, por vetëm procesi i hapjes së tyre nuk është i mjaftueshëm

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kryetari i Partisë së Legalitetit të Shqipërisë, Sulejman Gjana tha se hapja e dosjeve është një çështje thelbësore, por vetëm procesi i hapjes së tyre nuk është i mjaftueshëm. Në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe ISIS-it, zoti Gjana tha se qeveria shqiptare duhet të çarmatosë popullsinë dhe të jetë e përgatitur për lloje të tjera të mundshme të terrorizmit. Sulejman Gjana ndodhet në Shtetet e Bashkuara për disa takime, mes tyre një konferencë për bashkëjetesën e besimeve të ndryshme fetare, ku ai do t'i njohë pjesëmarrësit me harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri.
l.v
Add new comment