Gabimi më trashanik dhe gazmor i Lindsay Lohan me gjuhën arabe.

Postuar në 22 Prill, 2015 07:05

Edhe përse është një nga personat më problematik të Hollywood, Lindsay Lohan sapo provoi se ndonjeherë mund të qeshim me lajmet që publikohen për të.

 

Aktorja publikoi në Instagram një foto ku supozohej të shkruhej ‘Ti je e bukur’, në gjuhën arabe. Theksuam se supozohet sepse mesa duket personi që e ka ndihmuar Lindsayn me përkthimin e 'Ti je e bukur' nga anglisht në arabisht, ka dashur vetëm që të qesh pak. Në të vërtetë aktorja shkroi ‘Ti je një gomar’.

 

Për më tepër nën foton ku ndodhej shkrimi arab, Lindsay shpjegoi dhe kuptimin, të paktën atë që mendonte. Sidoqoftë pasi kuptoi gabimin trashanik, fshiu menjëherë foton./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.