Fryma e Re Demokratike: Jo të gjithë i përgjigjen apelit

Sa herë që kanë folur për nismëtarët e partisë së re (të pagëzuar së fundmi Fryma e Re Demokratike), gazetarët janë fokusuar tek emrat e tyre. Dje, në ditën e prezantimit të kësaj partie, patëm rast të bënim apelin. Gazmend Oketa? Këtu. Aleksandër Biberaj? Këtu. Aleksandër Meksi? Mungon. Rexhep Uka? Mungon. Eduard Selami? Mungon. Omer Stringa? Këtu. Bamir Topi? Mungon, por është. Uka sqaroi me një prononcim për Panoramën se “gjithçka ka qenë një keqkuptim, dhe se ai nuk ka ndërmend të merret me politikë”. Të tjerët nuk janë prononcuar.
Ra në sy mungesa e Aleksandër Meksit dhe prania e Besnik Mustafajt. I pari ka qenë në bërthamën që e inicjoi këtë lëvizje. Ndërsa i dyti ish aty, në rreshtin e parë, ndonëse ‘me letra’ është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me sa duket, po bën një divorc të ngadaltë me partinë e vjetër, dhe po bën një kalim të butë tek partia e re. Nga intervistat që u kish dhënë gazetave të ndryshme, dukej se ish i frymëzuar prej ngjarjes.
Re.Pu.
Add new comment