Fred Abrahams e ka një shpjegim në huffpost.com për suksesin e LSI-së: Ka blerë 200$ një votë

Postuar në 01 Korrik, 2013 12:46

Amerikani Fred Abrahams, këshilltar i organizatës Human Rights Watch, njohës i mirë i Shqipërisë postkomuniste, ka shkruar një artikull për sitin huffpost.com, me titull “Problemi në Shqipëri janë institucionet e brishta”. Të bën përshtypje se, teksa flet për LSI-në, ai nuk rri shumë larg opinionit urban që ekziston në Shqipëri për të e për kreun e saj Ilir Meta. Ja çfarë thotë saktësisht:

Fituesi i madh [i zgjedhjeve] ishte një parti e vogël, e quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim. E drejtuar nga një kryetar pelivan si Ilir Meta, kjo parti në mënyrë të befasishme kërceu nga 4 në 16 vende në parlament. Një kërcim i tillë ishte i paimagjinueshëm disa muaj më parë. Partia e Metës [ka qenë për katër vjet] në koalicionin qeverisës së Berishës… Meta vetë është akuzuar gjerësisht për korrupsion, përfshi një video të transmetuar në televizion dy vite më parë, ndërsa ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ku duket ai ndërsa organizon një marrëveshje të pistë. Vërtetësia e videos nuk u verifikua kurrë dhe prokuroria u dorëzua pas presioneve të forta politike, megjithatë akuza mbeti.”

Dhe pak më poshtë, ai shpjegon pse Meta fitoi kaq shumë vota: “…Shqiptarët u joshën nga pagesat në cash dhe nga vendet e punës, dhe askush përveç makinerisë së Metës nuk e bën më mirë këtë punë. Si demokratët, edhe socialistët- më shumë me lavdërim sesa me përbuzje - thonë se parti e tij është e organizuar, eficiente dhe shkon direkt e në pike - në këtë rast me 200 euro për votë.”

Ka dhe çështje të tjera, në të cilat fokusohet Abrahams-i. Për ta ndjekur shkrimin të plotë në shqip, shkoni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/01/shqiptaret-zgjodhen... e për ta ndjekur të plotë në anglisht, shkoni në linkun http://www.huffingtonpost.com/fred-abrahams/in-albania-its-t...

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Mire e ka ky Fredi, por puna eshte se Eduard Zaloshnja nuk beson se LSI ka blere vota...perkudrazi beso se LSI ka rritje plebishitare se e "don" populli alternativene LSIse

Submitted by AnonimTR (not verified) on

LSI duhet zhdukur nga skena politike shqiptare si fenomen.PS dhe PD duhet te kuptojne qe Ilir Meta nuk i duhet as njeres e as tjetres per te qene ne pushtet. Eshte Ilir Meta qe ka nevoje per Ramen e per Berishen per te qene ne pushtet. Loja e Metes eshte shume e rrezikshme dhe do ta kuptoje vetem kur ta pesoje. Ky njeri  me vota te blera e manipulime  devijoi vullnetin e votuesve te majte me 2009 dhe mbajti ne pushtet per 4 vjet Berishen.Ne ato kater vjet ne pushtet LSI ishte partia e skandaleve korruptive.Me parate e vjedhura ne qeverine Berisha,Meta blen 12 mandate te tjera pothuajse te gjitha te djathta,duke demtuar drejtperdrejt PD-ne. PS dhe PD te dyja jane demtuar nga Meta dhe do te vazhdojne te demtohen ne te ardhmen nqs nuk bien dakord te bejne marrveshje dhe te cojne ne burg Meten per video incizimin e korrupsionit. Pothuajse te gjithe deputetet e sotem te LSI mund te futen ne burg per afera korruptive nqs PS-PD bien dakord.  Hapni syte socialiste e demokrate se Meta po ju ben per budallenj.Ky njeri qe duhet te jete ne burg po vendos per fatet qeverisese se vendit.

Submitted by Daku (not verified) on

Po patjeter, mendjendriturit e LSI-se me ate programin e punesimit pa pasur program per hapjen e vendeve te punes, me njerezit me te korruptuar ne Shqiperi, me te kaluaren Berishiane, me marrveshjen e detit qe e mbronte me aq zjarr Meta, etj etj, nuk kane se si te blejne vota. Matrapazet e zgjuar nuk  blejne vota, blejne ata qe numerojne votat!

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pra populli do Hajdutin... te gjithe e dine qe i ka blere dhe hapur fare... po se thote njeri... se presin ndonje kothere nga pasuria e metes ose ndonje post--- kur ti ler MEta me gisht ne goje- do fillojne te flasin prape... Ja pra po jua thote te verteten amerikani.... Meta i pari qe futi fenomenin e blerjes se shtypit ne vitet 2000, i pari qe futi sistemin e aleancave sipas xhepit, dhe tani i pari qe i blen votat me leke ( se ne filmin "Koncert ne vitin 36") zogu i blente me miell... hahahhaha

Submitted by Respect to Fred... (not verified) on

Fred Abrahams e njeh Shqiperine prej fillimeve te viteve '90.

Ishte koha kur NE, te sa-dalet nga Shpella e Komunizmit Obskurantist, nuk pranonim askend qe perpiqej te na

zbriste me kembe ne toke. NE ishim gati ta quanim te cuditshme, te paaresyeshme, madje te keqe, shkurajuese, me keq akoma: mund ta quanim "komuniste", nese dikush na thoshte se kjo puna e demokracise donte kohe, se demokracia ishte proces i gjate, dhe se ne udhe e siper do rreezoheshim e do ngriheshim sa e sa here...!

Fred Abrahams filloi te na e thoshte kete, madje po perpiqej te ne joshte drejt prirjes qe do duhej te respektonim edhe Opoziten, te mos e shikonim thjesht si komuniste ate, se komunist keni edhe ne Pozite, na thoshte ai. Ne e dinim kete, por nga ana tjeter besonim se komunistet qe ishin tek PD kishin kaluar ylberin...Dhe pse te mos e shikonim qe ish-komunistet, sidomos keta te Pardesyve te Bardha te Dhjetorit, e shanin me shume nga te gjithe komunizmin?!

Por a nuk ishte Elita e Komunizmit qe mundi te depertonte gjer tek Zeri i Amerikes, dhe na e shante komunizmin tone, ne emer te mbeshtetejes qe ata (nisi te besohej) se kishin prej Zerit te Amerikes, dmth prej vet Amerikes, filluam te mendonim NE!

Gram Pashko, Fat Nano, Is Kadarea dhe pak te tjere, iu perveshen komunizmit, a thua sikur shqiptaret nuk e dinin se kush i kishte bere krimet ne Shqiperi, dhe kush i kishte gezuar privilegjet e pushtetit te Bllokut!  Ne te njejten kohe Yll Popa e Sal Berisha e Arb Puto, u shfaqen "guximshem" ne shtypin e Partise, gjoja per kunder saj, por sigurisht per ta zgjatur e pershattur pushtetin e partise, me mjete te tjera...

Keto i vinte re Fred Abrahams, jo thjesht prej origjines se tyre, dhe perkatesise se Bllokut ose sherbetore te tij te privilegjuar, por prej menyres se si po orvateshin ta benin transferimin e pushtetit brenda llojit te tyre!

Fred Abrahams u shprehen qysh ne fillim te viteve '90, ka prononcime e botime per keto vezhgime te tyre, dhe keto rreshta te sotme nuk jane tjeter vecse vazhdim i proves se mbrojtja e te drejtave te individit dhe te njeriut ne pergjithesi eshte nje pune e proces qe s'mbaron kurre.

Vetem komunistet shqiptare besojne se duke suhtruar dhune e presion e duke vjedhur e paguar voten, do t'i fshihen syrit te ndergjegjes se Qytetatrit te Botes.

Submitted by Dardan (not verified) on

Per opinionin tim, Ilir Meta ka qënë, është dhe do të mbetet kncerr mbi shpinën e Ramës.

Ndofta Rama ka një plan për ta shkulur këtë kokëmullaqe të paturpshme nga trupi i PS-së

Submitted by Dopio Shtata (not verified) on

N'titull keni vene 200 dollar... posht shkruhet 200 euro... ka diference! :P

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.