Flet i pari Berisha: “Zgjedhjet lokale nuk përcaktojnë fatin e liderit”

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe de facto njeriu kryesor i Partisë Demokratike, i ka dhënë fund heshtjes për atë se çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën, kryetar zyrtar i PD-së. Berisha duket se i ka dhënë dorën sërish beniaminit të tij, me argumentin se zgjedhjet lokale nuk janë përcaktuese. “Zgjedhjet lokale nuk janë zgjedhje të cilat përcaktojnë fatin e liderit edhe zgjedhjet e përgjithshme në disa raste ka që e përcaktojnë. Janë një grup vendesh të caktuara që nëse liderët humbasin zgjedhjet thonë ‘goodbye’, ka shumë vende të tjera të cilat thotë ‘përpara me mua’. Kështu që zgjedhjet lokale nuk e përcaktojnë. Natyrisht analizë duan, por gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me partinë. Partia ka udhëheqësin e vet, partia nxjerr direktivat e saj. Unë natyrisht këto i kam të pavarura dhe i kam si një ish-kryeministër që ka bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme kur ka pasur zgjedhjet për të bërë zgjedhjet më dinjitoze për shqiptarët”, tha Berisha në një intervistë për Sokol Ballën në “Top-Channel”. Berisha ka shprehur rezerva të mëdhaër procesin zgjedhor, ndonëse ka nënvizuar se akuzat dhe kritikat e tij “nuk kanë të bëjnë me rezultatin”. “Nuk ka të bëjë fare qëndrimi im me rezultatin që ndodhet në kutitë e votimit. Qëndrimi im ka të bëjë me dhunimin flagrant të të gjitha atyre parimeve, të cilat përcaktojnë barazinë dhe rregullat të njëjta dhe që është kushti themelor në kriteret e Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndeshme. Qëndrimi im ka të bëjë me transparencën, me praninë e krimineleve zyrtarisht si kandidat për kryetar bashkie dhe komunash. Preokupimi im është se shqiptarët nuk duhet të kenë kriminelë në listat e parlamentarëve të qyteteve, në listat e kryetarëve të bashkive. Preokupimi im është se nuk mundet që bandat të përcaktojnë votën e shqiptarëve, nuk mundet që paratë e pista të shndërrohen në mjet kryesor të fushatës elektorale”, tha ai.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.12246110124813...
s.z

Comments
Ne Shqiperi e cakton vetem
<p>Ne Shqiperi e cakton vetem pushka dhe denimi me vdekje. Se ndyshe nuk i zbresin kalit.</p>
Lideri nuk do te kishte shume
<p>Lideri nuk do te kishte shume pergjegjesi,ne qofte se nuk do te angazhohej aq shume dhe drejt perse drejti ne organizimin dhe drejtimin e ketyre zgjedhjeve lokale. Faktikisht,Lulezim Basha jo vetem qe u vu ne balle te tyre,por i konsideroi keto zgjedhje si nje referendum politik popullor per krahun e djatht nen direktivat,urdherat dhe drejtimin e vet, ne te kater anet evendit,me mitingje lokale e qendrore,madje me shume se sa te ishin zgjedhje parlamentare.Ai keto zgjedhje i konsideroi si nje Projekt Politik Kombetar nen udheheqien e tij,me mendimin se do te ishin plebishitare per fitoren e vet.Po te kishte fituar PD siç fitoi e majta,Luli do ta merrte fitoren te gjithe pervehte.Luli,e menjanoi edhe Salen,per t'mos i prishur pune<strong>.Tani,kopili i ka mbetur ne dere dhe veç doreheqjes nuk ka lum apo det qe e lan</strong>.<strong>Ne te kundert,ne rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 17-tes,do te behet per tu shtruar ne ish-pavionin e 17-te. </strong></p>
Add new comment