Fati ndihmon veprimtarët e AK-së; por policia e merr hetimin shtruar!!!!

Lidhur me aksidentin që i ndodhi autobusit me veprimtarë të Aleancës Kuq e Zi, Mero Baze ka shkruar në të nxehtë një koment. Baze e fillon me atë që, sipas tij (dhe sipas shumë agjencive të informacionit) ka ndodhur: “Aksidenti i autobusit me delegatë të Aleancës Kuqezi ka gjithë gjasat të jetë aksident tipik shqiptar. Një fuoristradë nervoze, siç bëhen nervozë parellinjtë e rinj shqiptarë që nuk i le dikush të parakalojnë, i ka prerë rrugën autobusit, e ka goditur dy herë sipas dëshmitarëve, i ka humbur atij sigurinë dhe e ka çuar në humnerë.”
Deri këtu jemi tek shkaqet banale të një ngjarjeje që për një fije mund të shndërrohej në një tragjedi të paharrueshme. Më pas, fillon ‘avazi’. Ja ç‘thotë Baze në komentin e tij të pasur dhe me copëra lajmi: “Në momentin që kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, denoncoi këtë gjest të papërgjegjshëm, që është një pikë kyçe në aksidentin, hyn në lojë politika e Sali Berishës. Efekti i parë i qëndrimit të tij politik ndaj aksidentit është mos gjetja e fuoristradës menjëherë. Edhe tani që unë po shkruaj këto rreshta, pesë orë pas aksidentit, ajo nuk është gjetur. Në raste të tilla policia jonë e lokalizon dhe e gjen makinën brenda orës. Sapo ngjarja u lidh politikisht me një kundërshtar të regjimit, instinkti i parë i policisë së politizuar shqiptare është mosgjetja e autorit. Për të bërë edhe me banale situatën dhe për ta politizuar në ekstrem, një deputet idiot i PD-së nga Librazhdi shkon në spital dhe zbon dhe gazetarët të mos filmojnë të plagosurit që janë ‘armiq’ të pushtetit. Më tej akoma kjo telenovelë e qëndrimit ndaj armikut do të vazhdojë me zvarritjen e hetimeve, me gjetjen përgjegjës të shoferit të autobusit dhe ndoshta mosgjetjen kurrë të fuoristradës misterioze që ka shkaktuar aksidentin.”
Do verifikohet ky parashikim? Të presim se ç‘do të ndodhë.
Re.Pu.
Comments
Po mos I veni re meros se
Po mos I veni re meros se s'eshte gje teeter , vec nje kokerr idioti
Ai le te gjej gruan e tij nga e ka , me pas te merest me shkrime.
Add new comment