Eva Mendes zbulon si e mban të lumtur Ryan Gosling dhe duket se nuk sforcohet shumë.

Postuar në 19 Mars, 2015 05:46

Eva Mendes si rrallë here ka dhënë një intervistë ku ka folur për partnerin Ryan Gosling dhe vajzën e tyre Esmeralda. Fillimisht ajo u fokusua tek aktori ku zbuloi për të gjithë, se si arrin që ta bëjë të lumtur.

 

Aktorja latine pohon:’Nuk duhet të vishni tuta… Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë, janë shkaku numër një i divorceve në Amerikë.’ Përsa i përketë vajzës së quajtur Esmeralda, Eva shprehet se që nga momenti që u bë nënë kuptoi rëndësinë e nënës së saj dhe se duhet t`i thoshte më shpesh sa shumë që e donte. Për fat të mire rezulton se Esmeralda e vogël është një fëmijë që fle dhe e njeh gjumin, por ndonjëherë zgjon të gjithë në orën 3 apo 4 të mëngjesit./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.