Eksploziv në territorin e Portit të Durrësit. Shpërthen makina e drejtorit të burgut të Fushë Krujës. Arben Suloj, në reanimacion por jashtë rrezikut

Postuar në 19 Janar, 2015 01:44

Moda e tritolit vazhdon. Këtë herë eksplozivi ka shpërthyer në territorin e Portit të Durrësit. Sipas “Balkanweb” drejtori i burgut të Fushë Krujës, Arben Suloj, është plagosur mëngjesin e së hënës, për shkak të shpërthimit të makinës së tij me eksploziv. Gazetarja Klodiana Haxhiaj e  “News24” tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 minuta në Portin e Durrësit, në kohën kur Suloj ndodhej brenda makinës së tij. Suloj ka mbetur i plagosur nga shpërthim dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Durrësit. Ai është në gjendje të rëndë në reanimacion, por sipas të afërmëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/eksploziv-makines-se-drejtorit-te-burgut-te-fushe-krujes-arben-suloj/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.