Edhe në Dhomën e Komuneve bëhen gjeste jo elegante

Dje, në Dhomën e Komuneve, gjatë kohës së asaj që në praktikën parlamentare britanike njihet me emërtimin ‘Question Time’, ndodhi një gjë e pazakontë; ose të paktën, një gjë që nuk para ndodh në dhomën e ulët të parlamentit britanik. “Kjo nuk është në stilin parlamentar”, u shpreh menjëherë John Bercow, kryetari dhomës. Përse është fjala?
Protagonisti, këtë herë jo për mirë, ishte kryeministri David Cameron, i cili pati një shpërthim dhe i bëri një sulm verbal ministrit të financave të qeverisë laburiste ‘në hije’. “Je një belbacuk idiot (a muttering idiot)”, ishin fjalët e kryeministrit, të cilat u pasuan me miratimin e të vetëve dhe me protestën e opozitarëve përballë tij. “Tërhiqe fjalën ‘idiot’”, u dëgjua t’i thosh kreu i parlamentit (kolegu i Topallit tonë). “Nuk shkon ajo fjalë në këtë parlament”. Në fund, Cameronit iu tërhoq vërejtja, ndonëse laburistët kërkonin një masë më të rreptë.
Re.Pu.
Add new comment