E inatos fejesa e ish të dashurit.

Postuar në 09 Maj, 2014 09:07

Ish e dashura e George Clooney, Stacy Keibler, është tejet e inatosur me fejesën e aktorit me avokaten e bukur Amal Alamuddin. Burimet i kanë thënë revistës “Us Weekly” se Stacy nuk ishte aspak e kënaqur kur ka dëgjuar se aktori kishte vendosur të martohet, pasi derisa ishte në lidhje me të, ai vazhdimisht i kishte thënë asaj se nëse vendos të martohet dhe të ketë fëmijë, ajo do të jetë e duhura për të.

“Kur George dhe Stacy kanë qenë së bashku, ai i kishte thënë asaj se është pikërisht ajo me të cilën do të martohet nëse vendos ta bëjë këtë hap dhe gjithashtu do të dëshironte të kenë fëmijë së bashku”, ka deklaruar një burim.

Por në fund George ia kishte sqaruar asaj se nuk do të martohej kurrë, pasi nuk beson në martesë, ndërsa tani ka vepruar ndryshe, duke shpallur papritmas fejesën me avokaten e njohur.

Stacy dhe Clooney kanë qenë në romancë për dy vite, para se të ndaheshin në korrik të vitit 2013, pasi Stacy i kishte bërë presion që të martoheshin ose së paku që të kenë fëmijë bashkë, por aktori nuk ishte pajtuar me asnjërën kërkesë të saj. Në anën tjetër, Keibler kohë më parë është martuar me biznesmenin Jared Pobre dhe tani është në pritje të lindjes së fëmijës së parë, që është një vajzë.

“Prapë Stacy është e lumtur për George. I vjen mirë që ka gjetur dashurinë e vërtetë, edhe pse kishte menduar se ajo ishte personi i duhur për të. Ky fakt e ka bërë paksa të mërzitur, por pasi edhe vetë është martuar dhe do të bëhen nënë së shpejti, ia ka lehtësuar sado pak situatën”, ka deklaruar ky burim. Në anën tjetër, George thuhet se është duke planifikuar me të madhe martesën e tij me Amalin dhe ata tashmë janë duke zgjedhur unazat e martesës dhe fustanin e nusërisë. Martesa e tyre pritet të ndodh në Britani të Madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.