D.Prifti: Berisha është bërë pishman që nuk e futi Metën në burg pas videos, por ndërhyri në Gjykatën e Lartë

Duke u shprehur për fushatën e kandidatit Albert Çaçi në Fier, të mbështetur hapur prej tij, ish ministri i Ekonomisë Dritan Prifti tha për Panorama se fitorja e Çaçit do ishte një trampolinë për të drejt Parlamentit dhe qeverisë së ardhshme. Sipas tij, aleanca Meta- Rama është një pazar interesash ekonomike, ndërkohë që Meta nuk e ka vendin aty ku është, por diku tjetër: “Berisha, pasi unë publikova videon, humbi një shans për të bërë drejtësi dhe për të futur Ilir Metën në burg. Ai humbi një rast për të pastruar politikën nga pengmarrësi më i rrezikshëm. Jam i sigurt se është bërë pishman që ndërhyri në Gjykatën e Lartë për pafajësinë e Metës”.
Ndërsa në garën për Tiranën, Prifti e quan Erion Veliajn një person me maskë, që nuk thotë kurrë të vërtetën. “Nuk mund të besoj asnjë fjalë që del nga goja e tij. Halim Kosova është modeli i njeriut të punës”, thotë Prifti.
a.j

Add new comment