Doshi: “Për atentatin më lajmëroi deputeti Mark Frroku. Bami nuk ka qenë shoferi im...Nuk më kërkoi kush të bëj kallëzim”

Postuar në 05 Mars, 2015 15:32

Është transmetuar sot intervista e Tom Doshit në studion e “Top Story” ku ai ka folur për çështjen shumë të diskutuar të përpjekjes për vrasjen e tij. Deputeti ka sqaruar se për ekzistencën e një përpjekjeje të tillë e ka marrë vesh nga deputeti tjetër i PS-së, Mark Frroku. “Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ku je se dua të të takoj se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguajtur lekë për të të eliminuar ty dhe Mhill Fufin. Më erdhi shumë papritur dhe e çuditshme sepse me Ilir Metën kemi ndenjur disa herë për drekë e darka. Kemi shkuar në Dukagjin bashkë, më 30 korrik festuam edhe ditëlindjen e Taulant Ballës”, tha Doshi. Sipas tij askush nuk i kishte thënë për të bërë kallëzim, sikurse pretendoi ministri i Brendshëm. Doshi nuk ka pranuar që i dyshuari kryesor, Durim Bami, të ketë qënë shofer i tij, ka shprehur padijen se ai mund të ketë qenë shofer i Frrokut, përgjigje këto ndaj pyetjeve të bëra nga gazetari Balla.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.