Djali me muskuj të frikshëm që tentoi vetëvrasjen prej tyre paralajmëron:’Mos përsërisni gabimet e mia.’
Një djalë i thjeshtë arriti që të kthejë veten në një Hulk të vërtetë, dhe jo vetëm falë palestrës. 25-vjecari Romario Dos Santos Alves, për formimin e trupit të tij ka përdorur dhe substance që do ta ndihmonin me muskujt, ndonëse këto injektime rrezikuan jetën e tij. Për më tepër Romario shton se njerëzit, në vecanti fëmijët i tremben kur e shohin dhe e quajnë mostër.
Ai nis rrëfimin e tij:’Nëse t`i do të injektosh në trup substanca të tilla një here, pa dyshim që do të ketë dhe një herë të dytë, ështe dicka që të bën të varur. Më kujtohet se dëshiroja që njerëzit të shihnin rrezik tek unë, por mund të kisha vdekur në tentativat e mia për të bërë ata muskuj cdo ditë edhe më të mëdhenj. Thjeshtë nuk ja vlen, më besoni për këtë.’
Me shpërnguljen e tij në vendlindje, në Goiania Brazil tre vite më parë, Zoti Alves thotë se u kthye në një person të fiksuar pas substancave:’Pash disa djem të mëdhenj në palestër, dhe u bëra miku i tyre. Më pas ata më drejtuar në mënyrën e gabuar në rrugën që duhej të ndiqja. Më mësuan te injektoja një lloj substance njësoj si ata, që më ndihmonte me trupin tim i cili sa vinte dhe formohej më shumë, në fakt unë u kënaqa nga rezultati dhe humba kontrrollin.’
Gjithcka u bë edhe më e rrezikshme për të kur filloi të injektonte vaj në trup, dhe më pas në pamundësi për ta injektuar vetë, i kërkoi partneres me të cilën ka dhe një djalë, por më parë e siguroi se nuk përbënte rrezik. Alves vazhdon:’Kur ajo mësoi se e gënjeva, më vuri midis dy zgjedhjeve, ose do të hiqja menjëherë dorë nga ajo që po i bëja trupit, ose ajo do të më braktiste. Në muajin e gjashtë të shtatëzanisë së saj, kalova në depresion, tentova të vetëvritem, dhe u shtrova në një spital për të sëmurët mendorë.’ Fatmirësisht tani ai e ka marr veten, dhe nuk ka më ndërmend të injektojë asgjë në trup, megjithatë i kërkon të rinjve të mos përsërisin gabimet e tij./E.B

Add new comment