Dita e Alfabetit Shqip, Manastiri i Kongresit me shqiptarët të përzënë

Sot është 105 vjetori i Kongresit të Manastirit, ndryshe, Dita e Alfabetit Shqip. Kongresi i Manastirit është një ndër ngjarjet më të shënuara të historisë, është shenjë dhe shënjues i bashkësisë dhe i bashkëkohores për popullin shqiptar.
Në 22 nëntor të vitit 1908 veprimtarët e çështjes shqiptare, ende të ndarë në entitetet territoriale të Perandorisë Osmane që ishte në grahmat e fundit, u mblodhën në një qytet, asokohe të rëndësishëm për shqiptarët e ku sot, fatkeqësisht, për shkak të politikave e praktikave të pandërprera të spastrimit etnik, thuajse nuk ka më shqiptarë.
Vetëvendosje! ka përfituar nga rasti për të thirrur në vëmendje gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni,
të vendosur nën sulme të padrejta, nën dhunë të vazhdueshme, dhe që territorialisht po spastrohen prej qyteteve ku kanë jetuar e kanë shkruar historinë tonë, si Shkupi, Manastiri e Ohri. Njëkohësisht, po diskriminohen ekonomikisht e po dënohen me injorancë përmes moszhvillimit të arsimit, edhe në vendet e tjera ku jetojnë, në tokën e tyre, në Maqedoni. Nevojitet përkujdesja e vazhdueshme e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare që të ndalen sulmet huligane ndaj fëmijëve në autobusë shkollorë, apo ndaj muzeve si ai i Kongresit të Manastirit. Lipset ndihma dhe këmbëngulja për arsimimin dhe zhvillimin ekonomik të tyre, përndryshe pabarazia ekstreme po shndërrohet në aparteid, shprehet Vetëvendosje.
Ne.Su.
Comments
Spastrimi etnik sot asht i
<p><em><strong>Spastrimi etnik sot asht i denuseshem, por edhe te na hiqen si shqiptar pasardhesit e turqve osmanllij edhe kjo nuk durohet e nuk lejohet.</strong></em></p><p> </p>
Add new comment