Disa sekrete të përdorimit të iPhone që mbase nuk i keni ditur.

Postuar në 12 Prill, 2015 12:07

Shumicës prej nesh i pëlqen që të dijë gjithcka përsa i përketë funksionit të aparatit celular që përdor. Ndonëse bejmë më të mirën që të hulumtojmë ‘cep më cep’, përsëri nuk mund të mësojmë cdo funksion të telefonit. Përdoruesit e iPhone, mund të mësojnë disa truke të këtij telefoni.

1.Rastis që jemi pa bateri por në të njëjtën kohë të nxitojmë për të shkuar diku. Atëherë duke vendosur celularin në ‘Airplane Mode’ ai do të karikohet dy herë më shpejt, kështu edhe ju nuk do të prisni aq shumë.

 

2.Për adhuruesit e fotove patjetër që kemi një këshillë. Për foto të shpejta ju mund të shtypni butonin që shkrep fotografinë, dhe duke vazhduar ta mbani shtypur do të shkrepni më shumë foto pa u sforcuar ta shtypni disa herë në moment të nevojshëm.

 

3.Epo ka edhe nga ata që kanë numrin tonë, por dëshirojmë që të mos na shqetësojnë në telefon. Duke shkuar tek Settings- Do Not Desturb- dhe më pas të përzgjidhni kontaktet që i lejoni telefonatat, do të shpëtoni nga ‘shqetësimet’.

 

4.Është e pamundur të flemë gjumë pa parë njoftimet e mesazhet ne Facebook, apo fotot e fundit në Instagram, e më pas këto rrjete sociale ‘na e bëjnë të vështirë’ largimin. Por ka një mënyrë që ju të qëndroni ne mbrëmje në celulardhe njëkohësisht të mos lodhni sytë. Përsëri tek Settings-General-Accessibility- dhe më pas bëni ON në Invert Colors, e do të shihni një sfond të zi me shkronja të bardha./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.