Dikur e shëmtuar, sot një bukuroshe.
Natalia Vodianova ishte tallur në shkollë për shkak të pamjes së saj. Modelja e famshme ruse sot është njëra nga fytyrat më të njohura në botën e modës, duke u paraqitur në fushatat e firmave të njohura si Givenchy, Calvin Klein, Yves Saint Laurent dhe Etam, që kur kishte startuar me karrierën e saj në moshën 17-vjeçe, por insiston se fëmijëria e saj ishte larg nga e përkryera, pasi refuzohej nga shokët e klasës sepse konsiderohej ndryshe.
“Shokët e klasës nuk më donin aq dhe as veshja ime ekscentrike nuk ndihmonte shumë. Jam rritur me një motër të hendikepuar, me autizëm serioz. Kurrë nuk i ftoja shokët në shtëpi, sepse isha serioze në mësime. Nganjëherë i humbja orët e mësimit për të shitur perime me nënën time”, ka rrëfyer ajo.
“Nuk isha aspak e bukur, një thatanike dhe shumë e gjatë. Është një klishe e vjetër të thuhet se isha një patë e shëmtuar, por e tillë isha. Jeta ime nuk ishte e lehtë. Por diçka thellë brenda meje me thoshte se do të ndodhte diçka e mrekullueshme për mua, se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë ajo për revistën “Elle. Ajo përveç si modele e suksesshme, njihet edhe si humaniste e madhe, duke ndihmuar shoqata të ndryshe bamirëse.
Add new comment