Demi Lovato : “I dashuri më shpëtoi nga qendra e rehabilitimit”
Në intervistën e radhës që ka dhënë aktorja Demi Lovato sic ndodh rëndom tashmë është përqëndruar tek problemet e saj me format trupore. Por këtë here duhet të pranojmë se Demi ka bërë një rrëfim interesant. Krijuesja e hitit ‘Give your heart a break’ shpjegon se i dashuri i saj prej vitesh Willmer Valderrama, ka qenë ai që bëri të mundur stabilizimin e gjendjes së saj, duke parandaluar qendrën e rehabilitimit , edhe përse për Demin kjo nuk do të ishte hera e parë.
22-vjeçarja thotë :”Ishte shumë e vështirë për mua. Thuajse kisha vendosur plotësisht të shkoja në një qendër rehabilitimi prej çrregullimeve ushqimore verën e kaluar. Isha e fiksuar pas ushqimit, por edhe e tmerruar në të njëjtën kohë. Willmer u informua rreth kësaj, dhe më shpëtoi. ” Tani gjithçka në jetën e Demi Lovatos ka ndryshuar dhe meritë për këtë ka partneri . Aktorja thotë se po ndjek një dietë të balacuar. Ylli I filmave të Disney-t shtoi :”Tashmë unë konsumoj gjashtë vakte në ditë , katër të regulta dhe dy të ndërmjetme. Në qoftë se Beyonce mundi të rikthehej në formen e saj, atëherë edhe unë mund ta bëj.”
Add new comment