Demi Lovato:’Ja si shpëtova nga çrregullimi ushqimor’
Një nga cilesitë që ka bërë publikun për vete tek Demi Lovato, krahas zërit potent, ka qenë edhe sinqeriteti i përhershëm. Këngëtarja kurrë nuk është përpjekur që të mbulohet me petkun e një vajze që ka jetën perfekte, fansat më të mire në botë, para, familjen që e do dhe gjithcka rreth qetësisht. Krijuesja e hitit ‘Skyscraper’ është treguar e drejtpërdrejtë duke thënë se ka patur probleme me drogën dhe çrregullimin ushqimor.
Ky i fundit e ka përndjekur për një kohë të gjatë, por më në fund Demi është plotësisht e shëndetshme. Këngëtarja publikoi një foto në Instagram, duke bashkangjitur dhe një dedikim ku zbulon se kush e ndihmoi të marr veten.
22-vjecarja shkruan me mirënjohje:’Përgjatë këtyre tetë muajve të fundit ky person më ka ndihmuar qe të marr veten.Ditën e parë që ai më dha ushqimin që duhej të konsumoja të cilin e përgatit së bashku me bashkëshorten, më tha se do t’ja tregonim qejfin mire crregullimit ushqimor. Ai ishte po aq i vendosur sa unë, dhe ka qenë një ndihmë e madhe për shërimin tim. Kurrë nuk jam ndjerë kaq e lumtur dhe e shëndetshme, e gjithcka falë tij dhe bashkëshortes së bukur që ka në krahë. Ju falenderoj përzemërsisht Ronny dhe Elise Camacho që keni qëndruar në mbrëmje aq vonë për të gatuar për mua, dhe jeni zgjuar shumë herët për më përgatitur ushqimin.’/E.B

Add new comment