Dëshira e 4-vjeçares me tumor që të thyen zemrën.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 04:04

Një nënë ka zbuluar dëshirën e vajzës së saj të sëmurë për Krishtlindje, që të copëton zemrën kur e dëgjon- një përqafim nga motra e saj që ende s’ka lindur.

Isabelle Hale, 4 vjeç po bën një garë kundër kohës për të takuar motrën e saj që lind në prill, pasi u diagnostikua me një tumor në tru në nëntor të vitit 2011.

Sëmundja u vlerësua nga mjekët si e pashërueshme në tetorin e vitit të kaluar, por çuditërisht 4-vjeçarja ka thyer parashikimet e mjekëve për të jetuar edhe 12 muaj. Vogëlushja shpreson që të mund të arrijë vitin 2015, në mënyrë që t’i japë motrës së saj të palindur puthje dhe përqafime.

Mamaja Jolene, 33 vjeç, tha: "Unë jam e sigurt se disa njerëz do të më kritikojnë mua që kam ngelur shtatzënë, ndërsa vajza ime është duke vdekur, por unë mund të them sinqerisht se Isabella nuk ka qenë më e lumtur kur i thashë se një fëmijë tjetër po vjen. Unë besoj se kjo është diçka që i jep asaj jetë, dhe unë lutem që dëshira e saj të plotësohet”.

Prindërit e vogëlushes ranë dakord për të ndaluar trajtimin e kancerit, për të siguruar që ajo të jetë mjaftueshëm mirë për të gëzuar Krishtlindjet që do të jenë të fundit për të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.