Countdown në Greqi

Europa po mban frymën ndërkohë që në Greqi sot votohet. Një e dielë elektorale kruçiale me ndikim përtej skenës politike greke dhe që pritet të determinojë të ardhmen e Athinës në Eurozonë.
Pas suksesit në votimet e 6 majit, Alexis Tsipras, 38 vjeç, me Syriza-n e tij, i ka bërë të gjitha hesapet të mbështetura te zemërimi i grekëve përballë planit të masave të kursimit. Objektivi i tij është të rinegociojë termat e këtij plani ndërkombëtar, por pa dalë nga Euro.
Vota-Bis e këtij 17 qershori është sipas Antonis Samaras, 61 vjec, para së gjithash një zgjedhje mes Europës dhe Dhrahmisë. Lideri i konservatorëve të Demokracisë së Re ka premtuar se do ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Partitë në listë janë më shumë se 20. Syriza dhe Demokracia e Re, janë rrotë më rrotë në sondazhe, por asnjëra nuk ka votat për të qeverisur e vetme. Ka një goxha fetë elektorale akoma të pavendosur. Në lojë është edhe Agimi i Artë i ekstremit të djathtë që në zgjedhjet e majit mori papritur 21 vende në parlament.
Vota në Greqi do mbledhë edhe G20-n. Të hënën që në mëngjes është lajmëruar për në Los Kabos në Meksikë një takim i liderëve të BE dhe presidentit amerikan Barack Obama dedikuar krizës greke, nën dritën e rezultateve elektorale të kësaj të diele. (A.N.)
Add new comment