Coco Chanel ishte spiune e nazistëve.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 02:58

Mademoiselle Coco Chanel ishte spiune e nazistëve gjatë luftës së dytë botërore. Është ky zbulimi i një dokumentari francez, sipas të cilit stilistja ka qenë pjesë e Abwehr, shërbimi sekret i Adolf Hitler.

Sipas dokumenteve të publikuara, emri i koduar i stilistes së famshme ishte "Westminster", një referim për lidhjen e saj me Dukën e Westminster.

Përfshirja e Chanel me nazistët thuhet se ka nisur në momentin e rënies së ushtrisë franceze në vitin 1940. E kthyer në Paris, stilistja u transferua në Ritz Hotel, në atë kohë zonë e aviacionit militar gjerman.

Shumë shpejt nisi një lidhje me një zyrtar të lartë të Gestapo, baronin Hans Gunther von Dincklage, i cili e përfshiu në sferat e larta naziste, aq sa në vitin 1943 u ftua në Madrid, për të ndërmjetësuar me Winston Churchill, për një armëpushim me zyrtarët britanikë që ndodheshin aty.

Dokumentari pretendon ndër të tjera se Coco Chanel përdori njohjet e saja në sferat e larta naziste për të rimarrë biznesin e parfumit që kishte shitur në vitin 1924 ndaj një familje hebreje. Stilistja shpresonte se duke qenë se hebreve iu ndaloheshin pronat dhe sipërmarrjen, biznesi mund të sekuestrohej dhe ti kthehej asaj. Por kjo tentativë shkoi kot, pasi familja hebreje e kishte shitur biznesin tek një biznesmen gjerman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.