Candice Swanepoel shfaqet magjike në Rio
Candice Swanepoel shfaqet magjike në Rio Ajo u zgjodh femra më sexy nga revista “Maxim’s Hot 100”. Modelja e Victoria’s Secret ndodhet me pushime në Rio de Janiero dha ka shpërndarë disa foto ku shfaqet me bikini ngjyrë rozë.
Modelja 25-vjeçare ka postuar edhe një foto ku njerëzit ndiqnin ndeshjen e futbollit nëpërmjet një televizori që e kishin vendosur në plazh.
“Kur jam me pushime, nuk përdor aspak make-up. Kur më duhet të dal përdor vetëm rimel”, tha modelja në një intervistë për Vogue.
Candice kujdeset shumë për flokët dhe lëkurën e saj.
“Kremi i diellit është shumë i rëndësishëm për mua. Fytyra ime skuqet shumë dhe nuk duket bukur. Unë përdor kremra me faktor mbrojtës shumë të lartë dhe e vendos çdo ditë, nëse ka diell ose jo. Kur jam me pushime përdor vajra të ndryshëm mbrojtës për flokët. Në Brazil është shumë normale që të marrësh me vete produktet kështu që edhe unë i marr të gjithë kremërat mbrojtës me vete teksa jam në plazh”, thotë modelja Swanepoel.
Add new comment