Brenda opozitës e PS-së ka rezerva lidhur me riafrimin PS-LSI

Postuar në 17 Maj, 2012 03:27

Duket se brenda PS-së ka, ndonëse jo të shprehura fort e qartazi, rezerva lidhur me qasjen e re ndaj LSI-së e  ndaj Ilir Metës. Ka që janë publikisht pro takimeve Rama-Meta (Ruçi, Blushi, etj), por ka dhe të tjerë që kanë kritika, dyshime e paqartësira (shtypi i djeshëm fliste për një debat të bërë në kryesinë e PS-së lidhur me këtë çështje).

Janë kritikë dhe krerë partish të opozitës, por këta e kanë më tepër me transparencën e këtij riafrimi. Gjinushi e Milo kanë reaguar menjëherë në të nxehtë. Ndërsa sot ishte Petro Koçi që thosh të vetën në të përditshmen Shqip. Ai është ok me takimet, por nuk ka pëlqyer takimin privat mes tyre. “Përflitet se ka pasur një takim privat mes tyre dhe kjo nuk lë shije të mirë në publik… Gjykoj se ky lloj takimi mund të ishte shmangur”, thotë Koçi, dhe më poshtë sqaron idenë e vet: “Jo se Rama dhe Meta duhet të mbeten armiq të përjetshëm, por do kishte nevojë për disa reflektime në publik prej të dy palëve para se të ndërmerrej ky hap”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Hysen (not verified) on

Ed Rama nxiti 21 Janarin duke u thene popullit se "shembelltyra e Ilir Metes - ishte shembelltyra e politikanit te qelbur" !

Tashti ata puthen dhe darkojne sebashku ne Gjirin e Lalzit ne shtepine e Meta-s e cila eshte me e madhe se Pallati i Kongreseve ne Tirane ....?

O Ed Rama o karakurve !

Submitted by Bard (not verified) on

Jam dakort me parafolesin, sidomos me pjesen permbyllese...

Submitted by Alban (not verified) on

Po vetem ju gazetaret po thoni qe u riafruan se sipas asaj qe thone ata vete gjerat duken komplet ndryshe. Rama u beri ftese publike te gjitheve per te zgjidhur 'punen e presidentit', pra, edhe Saliut, cka sipas jush do te thote qe te gjith jane afruar me njeri tjetrin..Sigurisht kjo vlen ne kuptimin qe me ne fund ka komunikim, dhe per kete duhet ti mbeshtsim. Sigurisht kerkesa e Metes per takim paraprak tek vila e vete ishte gracke qe i beri Rames per ta shfaqur para opinionit gjithashtu te perlyer me zgjyren qe eshte mbuluar vete i gjithi. Dhe Ram naivi si gjithmon e 'hengri' dhe shkoi... Por te pakten gjithashtu arriti te marri konfirminin publik te Metes kunder nje presidenti te PD. Tani, dihet tashme qe Lili cthot sot nuk ben neser..por kjo eshte pune tjeter.

Submitted by Albi (not verified) on

Ftesa u be per takime publike o Alban, jo per takime ne Lalz per te ngrene ngjala ne darke.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Nuk ka asnje gje qe dy politikane te hane darke se bashku. Ndoshta ngjala nuk eshte e mire per kolesterolin, por ndonje problem tjeter nuk shikoj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.