Bouda Driss Alami Kouiyes, tani është... shqiptar (ose shqiptare)

Postuar në 16 Qershor, 2012 06:42

Ditën e fundit të Majit, pra pak ditë para votimit të Presidentit të ri, presidenti Topi ka firmosur një tjetër dekret për dhënie shtetësie shqiptare. Ndryshe nga dekretet e tjerë kur në listë ka patur një, dy apo tre persona, kësaj here lista është e gjatë. Janë 39 emra. Dhe mos mendoni se bëhet fjalë vetëm për shtetas nga Kosova, siç mendohet zakonisht. Po t'u hedhësh një sy emrave, nuk i shpëton dot ngasjes për t'i bërë vetes pyetje të tilla: Cili të jetë, p.sh, Panagiotis Matheos Tzelis (me gjasa, grek), Arzu Kanber Işik (me gjasa, turk), Robert Wright, Jr. Robert Wright Provost etj dhe përse kanë dëshiruar një pasaportë shqiptare? Po Bouda Driss Alami Kouiyes nga të jetë, ç'gjini do ketë dhe ç'dallgë e kanë përplasur vallë në Shqipëri?! Në listë bie në sy emri Mirela Oktrova ndërsa në një dekret të dytë që mund të shihet gjithashtu në sajtin e Presidentit, shtetësinë e kanë marë edhe tre a katër sportistë të njohur në Kosovë.

Një tjetër fakt interesant zbulohet në hyrje të dekretit ku thuhet: “Në mbështetje të nenit (...), bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm (...) u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm” etj. Dmth, propozimet janë bërë nga ... Nishani, pikërisht Presidenti i ri që pret të bëj betimin dhe të zëvendësojë Topin në ikje (në foto).

Disa nga 39 emrat që kanë 16 ditë që janë bërë shqiptarë

Panagiotis Matheos Tzelis

Ufuk Öztekin Uyanik

Marina Sergej Skopova

Mahabat Alisher Inaltekin Kochorbaeva

Mirela Esat Oktrova

Bouda Driss Alami Kouiyes

ldo Tommaso Gaeta

Ömer Karahan Mehmet Seyhan Pencabligil

Robert Wright, Jr. Robert Wright Provost

(lista e plotë mund të lexohet në sajtin e Presidencës http://www.president.al/shqip/info.asp?id=7612)

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Po c'jane keta emra qe nuk kane azgje shqiptare   dhe marrin pashaporten shqiptare ?

Submitted by raimondi (not verified) on

Jo nuk e kam marre .

Cdo shtet qe t ejep pashaporten ka regulla ne lidhje me qendrimin ne ate shtet --Keta zoterinjte qe ju ka dhene pashaporten ky president deficent  nuk kane qendruar as edhe nje muaj ne Shqiperi

Ne cdo shtet qe t e marresh pashaporten , duhet te kesh jetuar atje te pakten 5 vjet, pastaj duhet te mesosh edhe gjuhen , edhe historine e vendit ---------Se kur merr pashaporten  do japesh provim  per gjuhen e vendit dhe  historine e tij

Keta qe kane marre pashaporten shqitpare nuk dijne asnje fjale shqip, dhe as qe diskutohet qe nuk kane ndejtur asnjeri nga keta ne Shqiperi per nje kohe 1 muaj e jo me te rijne mbi  1 vit

Turp ti vije ketij presidenti se ky paska qene nje i koruptuar dhe nje njeri tejet qesharak --Aspak serioz ne cdo gje qe ka bere

Pashaporta shqiptare ne radhe te pare ju takon atyre qe dijne shqip----------ndaj ju duhet dhene gjithe kosovareve dhe shqiptarev e kudo qe jetojne --Keshtu bejne gjithe shtet ne bote dhe ne Ballkan --Bullgaria po ju jep pashaporta bullgare atyre bujqeve gorane, apo Greqia qe ju jep pashaporte greke gjithe atyre fshatareve koke  palare te minroteitt  etj

--Ndersa ky palaco president nuk i jep pashaporte shqiptareve q e jetojne ne trojet etnike, por i jep ca te huajve qe nuk dijne asnje fjale shqip

Submitted by i (not verified) on

ne rradhe te pare as ti e as une, nuk e dime sesa dine shqip apo sa kane jetuar ne shqiperi zoterinjet e mesiperm.

ne rradhe te dyte perseri nuk dime sa a jane zbatuar rregulluat apo jo

ne rradhe te trete ska sesi ti japi pasaporta kosovareve apo kujdo qofshin kur nuk e kane kerkuar nje gje te tille

prandaj debati do te ishte i kote te vazhdohej

ps: ti ke qe ne 90 ne USA dhe akoma nuk e ke marr pass?? ca ke nuk ke mesuar gjuhan apo historine, se nuk po te marr vesh :D

Submitted by anonim (not verified) on

Po cfare te perbashket kane emrat shqiptare ne Angli, Itali, SHBA, Zvicer, Belgjike etj. qe kane marre shtetesine e vendeve perkatese?! Si mund te jeni kaq paragjykuese e diskriminuese, kur vete ne, shqiptaret, kemi "pushtuar" boten, e vazhdojme provojme cdo "cudi" per te marre ato dokumente te tyre?! Njerez, kufijte e Shqiperise i hapem, por s'mjafton pa hapur dhe ato te mendjes!

Submitted by AlbiGeois (not verified) on

Ndonese autori i ketij shkrimi mund te kete arsye objektive per te ngritur dyshimet e tij lidhur me dhenien e ketyre nenshtetesive, per aq kohe sa nuk i shprehe keto dyshime publikisht por mbetet me arsyet se "ç'i duhet nje greku apo turku nenshtetesia shqiptare" apo edhe me keq, perputhshmeria e emrit te tyre me shqipen (!), une si lexues kam te drejte ta vleresoj kete shkrim si krejtesisht paragjykues, diskriminues e ksenofob! E kur ky shkrim edhe nga nje gazete me bindje te majta...

Submitted by Aulin (not verified) on

Po shqiptaret nuk kane nevoje te marrin shtetesine shqiptare, te huaj do jene.

Tani qe nuk duhet te jete grek apo turk e morem vesh. Mundesisht askush nuk duhet te kerkoje shtetesine shqiptare.

Kesaj i thone e besh gabime nga zelli i tepruar e te ngaterrosh nishanin.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Si mund te jene shqiptare keta ?

Keta jane shtetas te Shqiperise, nuk jane shqiptare, mos ngaterroni termat. Edhe minoritaret jane  shtetas te Shqiperise, po jane greke.

Keta s'kane per te qene shqiptare ne jete te jeteve.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kurse ti do të ngelesh rrotë kari në jetë të jetëve!

Herës tjetër do të vijnë të të pysin ty që ti gjykosh në janë Shqiptarë apo jo... Ik pirdhu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.