Botërori, Madonna tifo për skuadrën e zemrës.

Kampionati botëror i futbollit i ka përfshirë që të gjithë, dhe një ndër ekipet më të spikatura dhe me më shumë tifozë përveçse në Europë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kombëtarja e Italisë.
Mirëpo kjo kombëtare ka një tifoze të veçantë, këngëtaren Madonna. Pas postimit më Twitter nga Kobe Bryant, i apasionuar pas botës së futbollit, tifoz i Milanit dhe mik i Mario Balotellit, Maddona është një tjetër fanse e italianëve.
Këngëtarja ka postuar në Instagram një mesazh të qartë mbështetës ku shkruhej, “GoItaly! Go! Na na na na na”.
Add new comment