Billboard i jep Taylor Swift lajmin më të mirë që mund të ketë marr ndonjëherë!
Taylor Swift zyrtrisht ka hyrë në histori, edhe përse në një moshë shumë të re. Këngëtarja është shpallur artistja e parë në botë, që ka kryesuar listën e Billboard, për një afat kohor prej dhjetë javësh. Ose më saktë, ka qenë albumi i ri i 25-vjecares ‘1989’, ai që e ngjiti Taylor në majën më të lartë që mund të ketë qenë. Kjo përbledhje këngësh, përmban disa nga hitet më në zë të momentit, ku mund të rendisim ‘Shake It Off’, një nga këngët më të kritikuara. Prej vitesh Taylor jemi mësuar ta shohim nën petkun e vajzës së qetë, të pafajshme dhe të ëmbël, ndërsa këtu njihemi me një vajzë të cilësuar disi rebele. Sidoqoftë mesazhi që këngëtarja kërkon të përcjell me anë të ‘Shake It Off’ është shumë larg, negativitetit e rebelimit.
Një tjetër këngë që numëron mbi 100 milionë klikime në Youtube dhe është pjesë e albumit ‘1989’ është ’Blank Space’, një këngë ku shumë persona mund të gjejnë veten, sidomos femrat, e cila përmban dhe një klip të përshtatur më së miri me mesazhin që Taylor sjell përpara nesh. Na mbetet vetëm që ta përgëzojmë dhe t`i urojmë suksese të mëtejshme!

Add new comment