Bieber-Gomez sërish bashkë?

Postuar në 18 Qershor, 2014 09:03

Selena Gomez duket se është rikthyer në krahët e ish të dashurit Justin Bieber. Në një video tregohet Selena dhe Justin në një “party” në West Hollywood.

Çifti, i cili ka filluar të dalë që prej vitit 2010, shfaqet në video shumë i lumtur dhe i relaksuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa festonin ditëlindjen e një miku të përbashkët, Alfredo Flores.

Pak ditë më parë Justin postoi një foto në Instagram me Selenën ku shkruante: “Dashuria jonë pa kushte”. Gjithashtu, edhe Selena në profilin e saj bëri disa deklarata dashurie që duket se i drejtoheshin Bieber-it.

Ende nuk dihet nëse ata janë sërish bashkë, por videoja i tregon më afër se kurrë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.