Berisha vijon të heshtë, dhe … kanë nisur spekullimet lidhur me reagimin e tij

Heshtja e Berishës ka bërë që të ketë spekullime e hamendje lidhur me reagimin e tij pas kësaj humbjeje katastrofike. E përditshmja kosovare Express thotë se “Sali Berisha pritet të dalë shumë shpejt në një konferencë për media për ta pranuar humbjen”. Kjo është pranuar nga një anëtar i Kryesisë së PD-së, i cili është marrë vesh me gazetën që t’mos i përmendet emri. Berisha po e vonon këtë punë, ngaqë “ekziston frika se komisionerët e PD-së [mund] t’i braktisin qendrat e votimit, çka do të rriste fitoren e PS-së”.
Po në këtë linjë ecën dhe Shekulli, por pa iu referuar ndonjë burimi.”Pritet të largohet Berisha nga kreu i PD-së, ku qëndron de facto prej 23 vitesh”, thuhet në këtë gazetë. Dhe saktësohet: “Berisha ndonëse mund të deklarojë largimin nga politika, do të vazhdojë të mbajë postin e Kryeministrit deri në formimin e qeverisë së re, që do të bëhet në shtator”. Në fund thuhet se kjo “mund të bëhet e ditur nga goja e tij në një mbledhje të Kryesisë së PD-së”, që pritet nga çasti në çast.
Re.Pu.
Add new comment