Berisha vesh papritur kostumin e nacionalistit

Postuar në 18 Maj, 2012 11:33

Ka vite që Berisha nuk ua ka prishur kurrë fqinjëve e që nuk ka lëshuar asnjë frazë të pakujdesshme, dhe ja më në fund, ka zgjedhur Prizrenin, që ka një simbolikë të caktuar kombëtare, për të bërë ‘të fortin’. “Shqiptarofobia është një mbeturinë e primitivizmit të trashëguar [të fqinjëve tanë]. [këta të fundit] gabohen rëndë në qoftë se vazhdojnë të shfaqin shqiptarofobinë me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se shumë prej tyre janë akoma në stadet primitive”, tha ai.

Një ditë më pas, ka thirrur në zyrën e tij Menduh Thaçin, dhe në njoftimin kryeministror për shtypin bie në sy kjo frazë: “Çdo lloj spekulimi, që synon t’i veshë [plojës ku gjetën vdekjen 5 të rinj maqedonas] shkaqe etnike apo të tjera, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike. Çdo lloj fryrje e fibrës nacionaliste maqedonase nuk  kontribuon në asnjë zgjidhje të situatës”.

Berisha është parë nga qarqet nacionalsite shqiptare si dhjaks e si renegat në marrëdhëniet me fqinjët. Dhe tani ai kalon në skajin tjetër. Bën fajkoin nacionalist.

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.