Berisha-Rama-Meta-Idrizi nis takimi për Presidentin

Postuar në 10 Qershor, 2012 12:59

Ka nsiur rreth ores 19 30  në kryesinë e Kuvendit takimi mes lidervë kryesorë politikë Berisha, Rama, Meta dhe Shpetim Idrizi, prania e te cilit ka qene e papritur ne kete tryeze negociatash. Te pranishem ne tryezen e bisedimeve edhe kreret e grupeve parlamentare te PS dhe PD, Ruzi dhe Patozi. Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të raundit të 4-t të votimit për zgjedhjen e presidentit të vendit. I pari ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, kreu i LSI, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ka hyrë në ambjentet e Kryesisë lideri i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci dhe në fund ka mbërritur kryeministri Berisha.
Takimi Rama-Berisha- Meta-Idrizi vjen vetëm disa ditë pas dorëheqjes së kandidatit të mazhorancës për president, Xhezair Zaganjori, që u refuzua që në fillim nga opozita si një kandidaturë e njëanshme. Pritet që në takim të jenë dhe dy krerët e grupeve parlamentare, Patozi e Ruçi e ku mendohet të dilet me një konsensus për seancën e ditës së hënë kur votohet raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Berisha ka ripërsëritur se kishte sakrifikuar tre raundet e para Topallin si kandidaturë dinjitoze, vetëm për konsensusin me opozitën, ndoshta për të dhënë ndonjë sinjal se mund ta hedhë në tavolinë nëse nuk gjen konsensusin me Ramën. Për një kandidaturë politike janë shprehur dhe eksponentë të lartë të PD, të cilët thanë se për shkak të përpjekjeve të Rmës për bllokim, por dhe për shkak se kandidatët politikë e mbajnë presionin, duhet patjetër të garojë një potencial politik.

shqiptarja.com

Comments

Submitted by antispiuni (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Heren e kaluar i prishen Moisiut &nbsp;lojen e dominos , ndersa kete here do ti prishin lojen e cic micit ndonje fakiri :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.