Belen Rodriguez, padi ndaj “Google” dhe “Yahoo”
Modelja argjentinase duket se nuk do të ndalet me paditë e saj kundrejt “Google” dhe “Yahoo”.
Imazhet e vjetra që qarkullojnë në motorrët e kërkimit kanë bërë që jeta e modeles të shkatërrohet e për këtë arsye ajo ka drejtuar tani padinë e saj në Gjykatën e Lartë të vendit.
Në një deklaratë të dhënë disa ditë më parë për CNN, modelja argjentinase thotë se nuk mund të lejojë imazhet e saj të shfaqen në faqet pornografike e të qarkullojnë në internet.
Padinë e saj të parë kundër “Google” dhe “Yahoo” Belen Rodriguez e ka ngritur në 2010, nga e cila fitoi një shumë prej 15.000$, por qpor që iu reduktua më pas.
Rodriguez mesa duket nuk ka mbetur e kënaqur dhe dëshiron që vendimin përfundimtar ta japë Gjykata e Lartë.
Add new comment