Banka Botërore deklaroi se rritja ekonomike për vitin 2014 ishte 2.1%. BERZH deklaron një shifër tjetër: 1.5%

Postuar në 19 Janar, 2015 09:05

Edhe institucionet ndërkombëtare që bashkëpunojnë dhe mbikëqyrin Shqipërinë, nuk janë në një mendje për rritjen ekonomike të vitit 2014. Para disa kohësh, Banka Botërore publikoi shifrën prej 2.1% për vitin që iku, por sot, “Top-Channel” raporton ae Banka Europiane prpër Rindërtim dhe Zhvillim e ka korrigjuar këtë shifër me ulje. Sipas BERZH-it, rritja ekonomike 2014 ka qenë 1.5%, që është shumë më poshtë sesa shifra e BB-së. “Në raportin e sapo publikuar për prespektivën e ekonomive të rajonit, BERZH vlerëson se në vitin 2014 ekonomia shqiptare u rrit me vetëm 1.5 për qind, kur në shtator parashikonte zgjerim me 1.7 për qind të Prodhimit Kombëtar”, raporton TCH. Shkak sillet rënia në tremujorin e dytë të vitit që kaloi. Ndoshta kjo shifër që jep BERZH kompromenton objektivin për rritje 3% për vitin 2015.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.