Bamir Topi i dërgon sinjale mirëkuptimi Berishës?

Postuar në 27 Qershor, 2012 04:07

Bamir Topi është duke bërë një kalim të butë drejt politikës, s’ka gjë se gjysma e dytë e mandatit të tij presidencial, ndoshta i gjithë mandati, nuk ka qenë gjë tjetër, veçse një përgatitje për t’u kthyer i valorizuar në politikë. Për t’u kthyer “si misionar”, i tha ai mbrëmë Ilva Tares, por pa e shpjeguar se ç’kupton me termin ‘misionar’.

Në intervistën e gjatë për Ora Neës-in ra në sy një konsideratë për Sali Berishën. I pyetur drejtëpërdrejtë, se “cili është vlerësimi i tij për Sali Berishën”, ai përpiqet të japë një përgjigje të urtë me tone neutrale, por i del një ‘pompë e lëpirje’ e papritur që ai i bën figurës së kryeministrit (apo ka dashur ta bëjë këtë ‘pompë e lëpirje’?): “Zoti Berisha është me stazh të gjatë në politikë, i provuar në sfida të ndryshme. Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur. Është një personazh që lidhet me momente të rëndësishme të jetës politike të Shqipërisë”. Kaq thotë ‘misionari’ Topi.

Bie në sy gjithashtu se, teksa pyetet për Edi Ramën, shfaqet i saktë si një orë zvicerane. “Është amator politik”, thotë për të.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po M. Fullani kush eshte? Se ata te dy sikur e kane A.Fullani.

Gjithsesi, i drejte konstatimi; nje person teresisht qesharak!

Submitted by bardhi (not verified) on

Kuptohet, eshte Arjana Fullani, lapsus...
Nuk mund te harrohet gjithashtu, dekretimi per gjykates kushtetues, i ordinerit Ardian Leka..., kryetar gjykate i merhumit Bashkim Dedja, etj, etj, gafa e krime pafund, ....

Submitted by dritan (not verified) on

Qenka pikelluar sh Muci qe paska thene Topi qe Berisha ka stazh te gjate politik dhe emri i tij eshte i lidhur me eventet me te rendesihme te 20 viteve te fundit ????

Nuk me vjen cudi qe truri rudimental i militantit te mire MUC mund te mos shohe te verteten mekanike te ketyre fjaleve, ajo qe me habit eshte fakti qe pasioni kunder Berishes e ben Mucin te mos kuptoje strategjine e Topit i cili nuk mund te mbledhe votat e demokrateve duke share Berishen e duke lavderuar Ramen ....

Submitted by loni (not verified) on

o dritan, nuk eshte pikelluar Muci, por jemi pikelluar nje tufe. Po prisnim se mos valle Bamiri do te kishte nje perqindje te vogel (2-4%) shanse me u perballe me Salen. Sepse kishim frike se ishte i Sales. Pse them kete? Por te zgjedhesh Oketen si kryetar provizor te partise qe po krijon (FRD) kur Oketa ishte ministri i Sales post-Gerdec nuk ka shume sens. Sepse cdo kush qe njeh Salen e di mire se si ai i zgjedh njerezit, dhe zgjedhja e Oketes te nesermen e Gerdecit, per te menaxhuar Gerdecin, nuk ka si te jete e rastesishme. Dhe Bamiri zgjedh pikerisht Oketen per partine e tij. Qartasi per  te mos lejuar askend ndryshe nga Berisha te vije ne ate Parti. Dhe kjo u tregua qarte edhe diten e hapjes se partise, ketu e rreth dy muaj me pare. Ku ishin keta PD-istat e 1990 qe u premtuan qe do te ishin ne grupin nismetar? U fol per disa emra, por askush nuk shkoi. Vetem disa tropojane, njerez te dyshimte prane Sales gjithmone. Nqs kjo quhet shprese per ty...

Submitted by I-liri (not verified) on

Shikoni Genc Pollon dhe gjeni se kush do ta kete Topin, ne ndeshjet e ardheshme....

Submitted by alban (not verified) on

Po ca keni qe ankoheni ju. shume mire e keni Sali Berishen. politikan i zoti. ta gezoni!

Submitted by Dardan (not verified) on

E vertete, Topi do te kryeje misionin e "shelegut te dhirte" si misionar.

Submitted by E.R (not verified) on

Topi vepron politikisht per veten e tij, Respublica vepron politikisht per Ramen. End of the story.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.