Balla: Votat për Nishanin u shkëmbyen me Albpetrolin

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti socialist, Taulant Balla, është shprehur se Berisha mendon se me zgjedhjen e një presidenti nga Partia Demokratike, ai, djali dhe e bija, do të shpëtojnë nga drejtësia.
“Ai mendon se Bujar Nishani do të mund të kontrollojë prokurorinë dhe shërbimin informative shtetëror. Por, ne nuk do të reshtim së kërkuari që ky vend të mbajë ritmin evropian”, ka thënë Balla gjatë fjalës së tij.
Balla ka hedhur akuza të forta, duke thënë se votat për Nishanin president, janë shkëmbyer me Albpetrolin.
“Politika e pazarit goditi aspiratën për integrim të shqiptarëve duke shkëmbyer brenda ditës Albpetrolin me votat në sallën e Kuvendit. Evropa është sot një hap më larg dhe Shqipëria është një hap më larg. PS është e vetdijshme sot për domosdoshmërinë e ndryshimit që duhet të sjellim në politikën e vendit”, ka thënë deputeti socialist.
Tema online
Comments
Ndryshimi qe duhet te sjelle
<p>Ndryshimi qe duhet te sjelle politiken e vendit Z.Balla fillon me doreheqjen e tij dhe te kryetarit ne emer te te cilit leh dhe qe askush nuk e degjon. A nuk e kuptojne keta njerez sa qesharake jane bere duke humbur dhe duke qendruar stoike por te dhjere, sikur s'ka ndodhur asgje?</p>
keta jane qersharakë
<p>keta jane qersharakë padyshim, por edhe me qesharakë, madje tragji-komikë, jane ate qe kane marre peng kete vend, duke vjedhur e duke hedhur ne ere njerezit. dakort ti bard miku?!</p>
Jam shume dakord, por ata qe
<p>Jam shume dakord, por ata qe kane hedhur njerezit ne ere dhe i kane vrare neper sheshe do vazhdojne ta bejne sa kohe kane perballe keta qyfyrexhinj qe e kane PS pune part time.</p>
Add new comment