Bëhet e famshme në internet prej fustanit të shëmtuar.

Postuar në 10 Qershor, 2015 17:50

Një 18-vjecare që qëndron në New Jersey është bërë e famshme në internet prej fustanit ‘të shëmtuar’. Kyemah McEntyre, ka publikuar disa foto nga mbrëmja e matures ku mbante veshur fustanin që e kishte dizenjuar vetë ajo, bazuar në stilin afrikan.

 

Vajza në fjalë është një nga personat e shumtë që i është dashur të durojë ofendimet e të tjerëve, sikurse dhe shakatë pa kripë që bënin ata. Por sic thotë dhe shprehja ‘çfarë s’të vret të bën më të fortë’, edhe Kyemah është bërë më fortë, madje ka fituar imunitet nga gjithcka negative  e përmendur më lartë. Ajo ka publikuar fotot në Instagram, ku prezanton veten me krenari, dhe shpërfill komentet negative.

 

Duke parë rezultatin ajo ka marrë me mijra pëlqime, dhe u quajt : Vajza e famshme dhe fustani shëmtuar./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.