Angela Martini, rikthehet në Shqipëri, tashmë si biznesmene.
Prej kohësh emri i saj ka pushtuar shoëbiz-in. E sidomos në Shqipëri. E kemi fjalën për supermodelen Angela Martini, e cila është parë këto ditë në Tiranë, e shoqëruar nga Andy Gramm (DJ dhe menaxher i njohur shqiptar). Fotot e shkrepura pas një dreke mes dyshes së njohur, na shtynë për të zbuluar diçka më shumë mbi këtë takim dhe ajo çfarë zbuluam nuk ishte e papritur. Andy Gramm do të jetë tashmë përfaqësuesi i Angela Martinit për Ballkanin, një punë që ai e ka bërë shumë mirë për artistë të njohur në Shqipëri...
Nuk dihet ende sesa ditë do të qëndrojë apo se cila është arsyeja e kësaj vizite në Tiranë, por sipas informacioneve, Angela Martini është duke punuar në disa projekte të reja, të cilat përfshijnë Shqipërinë dhe Kosovën. Supermodelja shqiptare është shndërruar me vite në një prej personazheve më interesante për median në Shqipëri, Kosovë dhe në shumë vende të tjera, kjo edhe për shkak të historive të saj të dashurisë. Por, jo vetëm, në fund të fundit ajo është e njohur në të gjithë botën për format e saj fizike dhe për bukurinë që e karakterizon. Angela Martini këto kohë duket se ka ardhur në Tiranë jo vetëm për t’u takuar me Andin, por edhe sepse është pronare dhe ideatore e një linje rroba banjosh.
Add new comment