Analisti politik serb, Dushan Janjiç, thotë se Rusia do ta njohë Kosovën, posa t’i duhet ndonjë favor prej SHBA-ve. Sipas tij një ditë kjo do të ndodhi

Postuar në 09 Prill, 2015 03:57

Sipas agjencisë së lajmeve “INA” analisti politik serb, Dushan Janjiç, vlerëson se SHBA-të  kanë marrë sërish ‘komandën’ në rajon, duke iu referuar mesazheve të muajve të fundit të cilat po i vijnë Serbisë nga qendrat politike dhe financiare botërore. Arsyeja për këtë, sipas tij është kriza ekonomike dhe zgjerimi i Rusisë nëpërmjet sektorit të energjisë në Evropë dhe faktin se BE-ja iu kthye vetvetes duke lënë pas dore Ballkanin. Janjiç për “Tanjug” pohoi se ka besim që SHBA-të do të bëhet "lojtar kryesor" në rajon, ku gjithashtu do të jetë më aktive në sferën diplomatike dhe të mediave, si dhe në mbështetje të shoqërisë civile, transmeton “Telegrafi”. Sipas Janjiç, Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet sfidave të krizave të mëdha ekonomike dhe sociale, përkatësisht veproi si "një shoqatë e aksionarëve të vegjël dhe të mesëm" dhe nuk u kujdes për Ballkanin. Janjiçit beson se SHBA-të dhe BE-ja dëshirojnë që Serbia t’i bashkohet një ditë BE-së dhe NATO-s, ndërsa Serbia për Rusinë nuk shërben si një shtet për investim, por si një vend i shkëlqyer për të matur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin. Për të, Rusia e mban Kosovën si ‘karrem’ dhe kur ta njoh pavarësinë e saj, kjo historie do të përfundojë. “Serbia do të thotë se Rusia nuk do ta japë Kosovën, por një ditë kjo do të ndodh”, tha Janjiç. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.