Ambasadori ynë në Prishtinë u flet kosovarëve si baba i kombit

Postuar në 15 Qershor, 2012 04:59

Në të përditshmen e djeshme kosovare ‘Express’, Imer Mushkolaj komenton protagonizmin e ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, i cili ka marrë pjesë në një tubim shkencor në kryeqytetin e Kosovës me temë “Shekulli i shtetit shqiptar”, dhe ka mbajtur një fjalim “me një gjuhë që do t’ia kalonte dhe Sali Berishës në moment egzaltimi”. Mushkolaj është i befasuar nga tonet paternaliste të shtëna në punë në atë fjalim, dhe nga qasja hegjemoniste e këtij diplomati, gjë që vihet re në përgjithësi tek Tirana zyrtare.

Çfarë ka thënë Lauka në atë veprimtari? Ja disa pasazhe nga shkrimi i Mushkolajt, nga ku del dhe përmbajtja e fjalimit të ambasadorit tonë në Prishtinë: “Lauka… shfaqi frikën edhe nga ajo që e quajti ‘histori alternative’, ndërkaq i dha vetes të drejtë të thotë edhe se bartësit e këtyre tezave ‘pseudo-shkencore’, sipas tij, kanë për qëllim që shqiptarëve t’ua vjedhin historinë… ‘Ai që e ndien veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedhë një komb tjetër’, tha Lauka, thuajse ai vendos se kush cilit komb duhet t’i takojë. Ai i dha vetes të drejtë edhe që t’i përjashtojë nga Kosova të gjithë ata që ndihen kosovarë. Madje, sipas tij, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb. ‘Ata e kanë dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar’, thekson ai, si për t’ia vënë kapakun gjithë diskursit pseudo-patriotik e pseudo-nacionalist që është shpeshtuar kohën e fundit në Tiranë.” Pwr mw shumw, ndiq linkun: http://www.mapo.al/2012/06/15/ambasadori-hegjemonist-i-shqip...

E.G.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Shume mire ka folur. Ka thene te verteten.  Vetem pasuesve te Rugoves dhe nostalgjikeve te ish -Jugosllavise u vjen tharte nga keto deklarata. Per fat te mire Kosova nuk ka vetem Mushkkolaj per edhe Rexhep Qose, Albin Kurta dhe Sulejman Krasniqe. Dhe kete jane 90 perqind e Kosoves dhe Shqiperise bashke.

Submitted by Petro (not verified) on

Ç'janë këta gomerë në shtypin e Kosovës që e marrin nëpër gojë ambasadorin Luka. Zotëria e tij, që ironizohet si "baba i kombit", është shumë i qartë e i vërtetë në gjërat që thotë. Krahina Shqiptare e Kosovës, duke mos u lejuar nga komuniteti ndërkombëtar për shkaqe politike që i kemi të njohura nga pako e Ahtisarit, të bashkohet me Shqipërinë dhe duke ju dhënë e drejta të shpallë e të formojë shtetin e vet, nuk do të thotë se kanë krijuar kombin kosovar. Ç'marrëzira! Tipari më kryesor, në ato 5 parime që përbëjnë kombin, është gjuha e folur, e cila i jep emrin kombit. Edhe pas 1000 vjetësh shtet, ju të gazetës "Expres", do quheni "Shqiptarë të Kosovës".

Këta të ResPublik-ës nuk i arrij t'i kuptoj, me ç'qëllim e sjellin përmbëledhjen e këtij lajmi? Çfarë synojnë?

Submitted by Anonimi (not verified) on

Aq mire ka folur ambasadori sa s'behet.

Keto imerat jane si puna e ca analisteve ne Shqiperi, qe marrin parate e shkruajne ca do padroni. Pyetja eshte, cili eshte padroni i Imerit ?

Ca lesh kombi kosovar, jo po komb myzeqar e komb çam. Aman me keto gomarlliqe, si nuk u lodhen robte duke shkruar traplleqe te tilla.

Po serbi qe s'do te jete pjese e kombit kosovar , çdo t'i bejne serbit do e quajne bashkekombas me zor ? Ai thote te kam dhjere mu ne kombesi kosovare, une jam serb denbabaden.

Kosova eshte shtet i dyte i shqiptareve me pakica etnike e kulturore, me monoetniku ne Ballkan pas Shqiperise ( Greqia perjashtohet se nuk i njeh pakicat,po t'i njihte do dilnin greke etnike vetem gjysma).

Ky Imer le ta quajne veten ça te doje, vetem shqiptar mos ta quaje se s'na duhen felliqesira te tilla si bashkekombas.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.