Ambasadori britanik përuron mandatin me një takim me kryeprokuroren Ina Rama

Në krye të punëve të ambasadës britanike në Tiranë nuk është më Fiona McIlhwam; në vend të saj do të jetë Nicholas Cannon, i cili i paraqiti kredencialet Presidentit Topi në fund të marsit. Dhe për befasinë e shumëkujt, aktiviteti i parë publik i ambasadorit të ri është takimi me kryeprokuroren Ina Rama. Nuk ka takuar ende kryetaren e parlamentit; nuk ka takuar as kryeministrin, as krerë institucionesh të tjera, apo politikanë të rëndësishëm të vendit. Zgjedhje e rastit? Zgjedhje e qëllimshme? Ka dashur të përcjellë një mesazh të caktuar në favor të institucioneve e të praktikës rule of law?
Kjo mbetet për t’u parë. Ashtu siç mbetet për t’u parë profili publik që ai ka menduar të ketë në Tiranë. Paraardhësja e tij zgjodhi të ish (ndoshta për shkak të rrethanave të tensionuara politike në Shqipëri) protagoniste në vitin e fundit të mandatait të saj ambasadorial.
E.G.
Comments
Ja ka lene letrat gati Fiona.
<p>Ja ka lene letrat gati Fiona.</p>
Add new comment