Aleksis Cipras në Le Monde: Europa në udhëkryq

Postuar në 19 Qershor, 2015 13:17

Në datën 25 Janar, populli i Greqisë mori një vendim guximtar. Ata guxuan të sfidonin në zgjedhjen e vetme përmes kursimit dhe të kërkonin një marrëveshje të re. Një marrëveshje të re që do të mbante vendin në zonën euro, me një program të shëndetshëm ekonomik, pa gabimet e të kaluarës.

Populli grek pagoi një çmim të lartë për këto gabime, përgjatë pesë viteve të fundit papunësia u rrit në 28% (60% për të rinjtë), të arrdhurat mesatare u ulen me 40%, ndërsa sipas të dhënave te Eurostat, Greqia u bë vendi i BE-së me indeksin më të lartë të pabarazisë sociale.

Dhe rezultati më i keq: pavarësisht dëmit të rendë në strukturat shtetërore, ky program dështoi në forcimin e konkurencës së ekonomisë greke. Borxhi publik pësoi rritje nga 124% në 180% të GDP-së, dhe pavarësisht nga sakrifica e madhe e popullit, ekonomia greke mbetet e bllokuar në pasiguri të vazhdueshme, e cila shkaktohet nga objektivat e paarritshme të bilancit fiskal duke vazhduar më tej ciklin vicioz të kursimit dhe të recesionit.

Qellimi kryesor i qeversë së re greke gjatë katër muajve të fundit ka qënë t’i japë fund këti cikli vicioz. Duke kërkuar një marrëveshje reciprokisht të dobishme që do të vendosë objektiva realiste në lidhje me tepricat, të cilat gjithashtu  do rivendosin rendin e rritjes dhe investimeve, një zgjidhje përfundimtare për problemin e Greqisë është tani më e pjekur dhe me e domosdoshme se kurrë.

Një marrëveshje e tillë do të shënonte fundin e krizës ekonomike në Europë, duke i dhënë fund ciklit të pasigurisë në Eurozonë.

Sot, Europa ka mundësinë për të marrë vendime që do të shkaktojë një shërim të shpejtë të ekonomisë greke dhe europiane duke i dhënë fund skenarëve të Grexit, skenarëve që pengojnë stabilizimin afatgjatë të ekonomisë europiane dhe që mund në çdo moment dobësojnë besimin e qytetarëve dhe investitorëve në monedhën tonë të përbashkët.

Sidoqoftë, disa pretendojnë se pala greke nuk është duke bashkëpunuar për të arritur një marrëveshje dhe se bëhet fjalë për negociata të papajtueshme dhe pa propozime.

A është kjo e vertetë?

Sepse këto orë janë kritike, mbase dhe historike—jo vetëm për të ardhmen e Greqisë, por gjithashtu edhe për të ardhmen e Europës. Do të doja të përfitoj nga ky rast për të thënë të vërtetën dhe me përgjegjshmëri të informoj opinin publik të gjithë botës për synimet dhe qëllimet e vërteta të Greqisë.

Qeveria Greke në bazë të vendimit të Eurogrupit më 20 shkurt ka paraqitur ka paraqitur një paketë të gjerë propozimesh për reforma, me qëllim që të arrihet një marrëveshje që do të kombinojë respektin për mandatin e popullit grek me respektimin e rregullave të Eurozonës.

Një nga aspektet kryesore të propozimeve tona është angazhimi për të ulur  tepricat primare për 2015 dhe 2016 si dhe të presim një rritje proporcionale të ritmeve të ekonomisë greke.

Një tjetër aspekt, po aq themelor i propozimeve tona është angazhimi për të rritur të ardhurat publike përmes një rishpërndarje të barrës nga shtresat e ulëta dhe të mesme me ato më të larta, të cilat kanë shmangur në mënyrë efektive pagesat  që nevojiteshin për të ndihmuar në trajtimin e krizës, pasi ata ishin të mbrojtur si nga elita politike dhe nga trojka që bëri ‘një sy qorr’.

Që nga fillimiqeveria  demonstroi qëllimin dhe vendosmërinë e saj për të trajtuar këto çështje duke krijuar një ligj të veçantë për t'u marrë me mashtrimin e shkaktuar nga trekëndëshi i transaksioneve dhe duke intensifikuar kontrollet doganore dhe tatimore për të reduktuar kontrabandën dhe evazionin fiskal. Ndërsa, për herë të parë në këto vite, ne vendosëm taksë pronarëve të medias për borxhet e tyre të pashlyera në sektorin publik grek.

Këto veprime janë duke ndryshuar situatën në Greqi, siç dëshmohet me përshpejtimin e punës në gjykata për administrimin e drejtësisë në rastet e evazionit të taksave. Me fjalë të tjera oligarkët që janë mbrojtur nga sistemi politik tani kanë shumë arsye ta kenë të shqetësuar gjumin.

Pala greke, në veçanti, ka pranuar të zbatojë një sërë reformash institucionale, të tilla si forcimi i pavarësisë së Sekretariatit të Përgjithshëm të të Ardhurave Publike dhe Shërbimi i Statitikave të Greqisë (ELSTAT), ndërhyrjet për të përshpejtuar administrimin e drejtësisë, si dhe ndërhyrjet në tregje për të eliminuar shtrembërimet dhe privilegjet.

Megjithë kundërshtimin tonë të qartë për modelin e privatizimit që nuk krijonte perspektivë rritje dhe as transferonte fonde për ekonominë reale dhe krijonte borxhe të paqëndrueshme, ne e pranuam për të ecur përpara, me disa modifikime të vogla.

Gjithashtu ne ramë dakord për të zbatuar një reformë në Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar(TVSH), duke thjeshtuar sistemin dhe përforcimin e dimensionit shpërndarës të tatimeve në mënyrë që të arrihet një rritje e të ardhurave.

Veç kësaj, ne ramë dakord për zbatimin e një reforme madhore të sistemit të sigurimeve shoqerore që permban unifikimin e arkivave të pensioneve dhe zhvlerson direktivat e ligjit, të cilat bëjnë të mundur në mënyrë të gabuar daljen para kohe në pension, duke rritur moshen e vërtetë të daljes në pension.

Duke pasur parasysh ato që përmenden me sipër, është shume e llogjikshme të pyesim pse zyrtaret e institucioneve janë kaq këmbëngulës që Greqia të mos bëjë propozimet e saj. Kujt qëllimi i shërben zgjatja e memorandumit të likuditetit të ekonomisë greke? Vecanërisht duke qënë se Greqia ka treguar se deshiron të mbaj obligacionet e saj ndërkombëtare, duke paguar më shumë se 17 miliard euro nga interesat dhe zhvlerësimet që nga gushti i vitit 2014.

Dhe kush është qëllimi i këtyre që pretendojnë se nuk jemi pranë një marrveshjeje, e cilo do t’i jepte fund pasigurisë ekonomike dhe politike ne Europë dhe në mbarë botën, e cila ushqehet nga çështja greke?

Përgjigja zyrtare që japin disa është që ne nuk jemi pranë një marrëveshjeje sepse pala greke këmbëngul në propozimet e saj dhe nuk pranon të zbatojë ulje të metejshme të pensioneve.

Dhe këtu gjithashtu duhet të bej disa sqarime:

Në lidhje me cështjen e konsultimeve kolektive, qëndrimi i palës greke është se është e pamundur që për ligjin e mbrojtjes të të punësuarve në Greqi të mos pajtohen kriteret europiane ose akoma me keq të shkelen në menyrë flagrante legjislacioni europian për punëtorët. Kjo është arsyeja per të cilin bëra një deklaratë të perbashkët me Presidentin Junker.

Në lidhje me ceshtjen e pensioneve, qendrimet e qeverisë Greke janë plotesisht të vertetuara dhe të arsyeshme. Në Greqi, pensionet kanë pesuar shkurtim ne total nga 20% deri në 48%  në vitet e memorandumit. Kohët e fundit 44,5% e pensionistëve morrën pension nën kushtet e varferisë relative, ndersa pothuajse 23,1% e pensionistëve, sipas të dhënave të Eurosatit jetojnë në kushte të varfërisë dhe të perjashtimit social.

Është e dukshme se këto shifra, të cilat janë rezultat i politikes se momorandumit nuk mund të jenë të durueshme jo vetëm për Greqinë, por për çdo vend të qytetëruar.

Pra, le të jemi të qartë:

Mungesa e marrëveshjes deri tani nuk ka të bëë me të ashtuquajturin qendrim të pa lëkundur dhe të pakuptueshëm të Greqisë. Ka të bëjë me këmbënguljen e disa faktoreve institucional të vendosin propozime absurde dhe te tregojnë mungesë totale interesi për zgjedhjen demokratike të kohëve të fundit nga ana e popullit grek, pavarsisht premtimit publik të tre institucioneve se do të tregonin fleksibilitetin e nevojshëm që të respektojnë verdiktin popullor.

Cfarë krijon këtë këmbëngulje?

Një mendim i parë do të ishte se kjo këmbëngulje ka të bëjë me dëshirën e disave për të mos pranuar gabimet e tyre. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që  disa vite me parë FMN pranoi se bëri gabim në llogaritjen e pasojave të krizës nga memorandumi. Sido që te jetë e konsideroj një qasje të cekët. Thjesht nuk mund të besoj se e ardhmja e Europës mbeshtetet në qëndrimin këmbëngulës dhe të pandryshuar të disa personave.

Ne këtë kuader përfundimi im është se çëshja e Greqisë nuk ka të bej vetëm me Greqinë; Ndodhet ne epiqendrën e konfliktit midis dy strategjive diametrike që kanë lidhje me të ardhmen me Bashkimin Evropian. Strategjia e parë ka të bej me thellimin e Bashkimit Evropian në kuadër të barazisë dhe të solidaritetit midis popujve dhe qytetarve të saj. Mbështetës të kësaj strategjie thonë se nuk është e mundur të kërkojmë nga qeveria e re greke të ndjekë rrugën e qeverive të meparshme, të cilat nuk duhet të harrojmë dështuan në mënyrë dramatike. Kjo çështje është pika e nisjes, sepse në te kundërt, do duheshin të hiqeshin zgjedhjet për vendet që ndodhen në një program. D.m.th do duhet të pranonim se institucionet do të caktonin ministrat dhe kryeministrat dhe qytetarëttë mos kishin të drejtën e votës deri në përfundimin e programit.

Me fjale të tjera, kjo do të thotë zhvlerësim i plotë i demokracisë në Europë, fundi i cdo kuptimi të demokracisë dhe fillimin e shpërbërjes së Europës së Bashukar. Kjo do te thote fillimi i krijimit të një monstre teknokratike që do të cojë në një Europë krejtësisht të huaj nga parimet e saj themelore.

Strategjia e dytë kërkon pikërisht këtë: Ndarjen e Eurozonës dhe si pasojë dhe te BE-së.

Hapi i parë për për t’ia arritur kësaj është krijimi i Eurozonës me dy ritme, duke pasur në thelbin e saj rregulla të forta për programe kursimi dhe me caktimin e një ministri të Financave me pushtet të palimituar nga Eurozona me mundësinë për të mos pranuar akoma dhe buxhete pavarësisht shteteve që nuk përshtaten me doktrinat e liberalizmit ekstrem.

Për ato vende që refuzojnë t’i nënshtrohen këtij parimi të ri, zgjidhja do jetë një: Ndeshkim i rreptë, program i detyrueshëm kursimi dhe akoma me keq, me shume kufizime në levizjet e kapitaleve, sanksione disiplinore, gjoba, akoma dhe monedhe paralele.

Duke gjykuar kushtet aktuale, duket se kjo fuqi e re Europiane ka filluar të ndërtohet dhe Greqia është viktima e parë. Për disa, kjo përfaqëson një mundësi të artë për të dhënë Greqinë si shembull për vende të tjera që do të refuzonin të ndiqnin këtë menyrë të re disipline.

Ajo që nuk është marrë parasysh, është sasia e lartë e riskut dhe rreziqet e shumtë që përmban kjo strategjia e dytë. Kjo strategji nuk vë në rrezik vetëm fillimin e fundit të planit të Bashkimit Europian duke e kthyer Eurozonën nga një bashkim monetar në një një zonë të këmbimit valutor. Kjo strategji  përmban pasiguri politike dhe ekonomike dhe mund të ndryshojë krejtësisht bilancet ekonomike dhe politike të Perëndimit.

Europa, për këtë gjendet në udhëkryq. Pas lëshimeve serioze që bëri qeveria greke, vendimi tani varet nga institucionet, të cilat në cdo rast- me përjashtimin e Komisionit Europian- nuk janë të zgjedhur dhe nuk japin llogari para popullit, por mesa duket janë në duart e liderëve të Europës.

Cila do jetë strategjia që do të mbizotërojë? Ajo që bën thirje për një Europë solidariteti, barazie dhe demokracie, apo ajo që ben thirrje për thyerjen dhe ndarjen.

Nëse disa mendojnë ose duan të besojnë se kjo përgjigje ka të bëjë vetëm me Greqinë, bëjnë një gabim të madh. Do ju propozoja të lexonin vepren e shkëlqyer të Hemingwayt, «Për kë bie kambana».

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.